• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tahiri: Kurdo kur AAK ka bërë koalicion me dikë ka humbë – Aleancën votuesit e duan të vetme

06/20/2025 21:32
nga:Sh R

Nën kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Tahiri ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit, ku thotë se nga AAK askush nuk ka menduar që nuk do t’i marrin 10% që nënkupton 12 deputetë.

“Askush në Aleancë nuk ka mendu që ne nuk i marim mbi 10% që nënkuton 12 deputetë. Ajo çka ka ndodh është se ne kemi marrë veç 8 deputetë, prej tyre 3 i ka Nisma, që ne i kemi 5. Unë kam marrë mbi 10 mijë vota, mirëpo nuk kam arrit të bëhem për shkak se numri nuk ka qenë i madh. Një element që më bënë me u habitë shumë, dhe që ende nuk kam përgjigjje, nëse i kemi marrë 65 mijë vota dhe 50 mijë i ka pas Aleanca prej tyre, në preferencën prej 10 të zgjedhurve nuk kam qenë gati te 41 mijë të Alenacës, askush nuk i mer krejt nuk i ka merrë krejt as kryetari. Për mua kjo ka qenë e habitshme për shkak se kam punu shumë, sepse për tri vjet kam qenë deputeti më aktiv prej të gjitha partive, kjo më bën mu habit dhe nuk kam përgjigjje për këtë”, tha ai.

Ai ka theksuar se angazhimi i tij si deputet për katër vite ka qenë i pandërprerë dhe i përkushtuar, duke ofruar rezultate konkrete, por që kjo nuk ka mjaftuar për të garantuar sërish një ulëse në kuvend.

“Detyrën që e kam pas për 4 vite, ato detyra i kam kry me nder, me përkushtim, me seriozitet dhe me rezultate, tani politika kështu është, herë zgjedhesh herë bjen mirëpo nuk bën me u dorëzu”, u shpreh tutje.

Tahiri ndër të tjera shton se kurdo kur AAK ka bërë koalicion me dikë ka humbë, sepse sipas tij Aleancën votuesit e saj e duan të vetëm.

“Kurdo kur AAK ka bë koalicion me dikë ka humbë, Aleancën votuesi i saj e don si është vet. Kemi humb me listën Rugova, kemi bo listë të përbashkët, në momentin që ka hy në Kuvend zotri Rugova e ka lëshu. Me PANN-in, në atë kohë ne kemi qenë piedestal, kemi qenë në kohën më të mirë, hinum në PANN u ngutëm e bëm për 18 muaj qeverinë, le që ishte qeveri afatshkurte por 10 vite që kemi qenë në opozitë i kemi zhduk për 18 muaj, dhe kjo do të thotë që edhe këtu kemi humb”, përfundoi ai, raporton GazetaBlic.