• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sociologu rendit arsyet pse po ndodhin vrasjet në Kosovë

7 ditë më parë
nga:G C

Sociologu Xhelal Hajrullahu ka theksuar se numri i vrasjeve në Kosovë ka arritur nivele shqetësuese, me rreth pesë viktima në vetëm dhjetë ditë.

Ai për “Expose” prodhim i GazetaBlic, theksoi se shkaktarët kryesorë të dhunës janë papunësia, varfëria dhe kushtet e dobëta ekonomike, që çojnë në frustim dhe pesimizëm.

“Si problem i një rëndësie të vecantë për të gjitha shoqëritë e botës por edhe për shoqërinë tonë, është pa dyshim edhe numri i vrasjeve në vendin tonë, ku në 10 ditëshin e fundit janë vra rreth 5 persona që i bie një ditë po një ditë jo, kjo shifër është shqetësuese për numrin e banoreve që e ka Kosova, gjithmonë duke u krahasuar me ato vende dhe shtete të cilat konsiderohen që nuk funksionon ligji dhe rendi”, tha Hajrullahu.

“Në këtë drejtim ne mund të themi disa nga shkaktarët kryesorë që shkojnë deri te vrasja e këtyre personave, përkatësisht janë papunësia, varfëria, kushtet e dobëta ekonomike, njërzit zhyten në atë pesimizmin e thellë se me të vertetë nuk ka të ardhme në vendin në të cilin jetojmë, janë të frustruar dhe mungesë të kushteve bazike qojnë deri te dhuna, në këtë rast si rezultat i dhunës i kemi edhe këto vrasje”, shtoi ai.

Hajrullahu kritikoi përdorimin e tepruar të armëve dhe theksoi mungesën e veprimit të institucioneve të drejtësisë për të kontrolluar armët e paligjshme.

“Vrasjet dhe vetvrasjet ndodhin në momente shumë të vështira psikoligjike për personin, po ashtu edhe sociale, në ato momente logjika nuk funksionon, ndjenjat janë të trubullta dhe mendja e humbë komplet kthjelltësinë. Zbraztinë që e ka individi ndërmjet këtyre tri elementeve e shtyjnë drejt një akti të pa menduar mirë, që për të mundet me u konsideru zgjidhje por në asnjë rrethanë vrasjet apo vetvrasjet nuk munden me u konsideru si zgjidhje të një problemi”.

“Faktorë tjerë janë edhe përdorimi i tepërt i armëve në vendin në të cilin jetojmë, thjesht një qytetari në Vushtrri meqë ka qenë edhe adoleshnet, si ka mundesi me i ra arma në dorë, kjo është mungesë e institucioneve të drejtësisë me u marrë me këto kategori përkatësisht armëve që janë të përhapura në masë të madhe në vendin në të cilin na jetojmë”.

Ai kërkoi fuqizimin e institucioneve të drejtësisë dhe përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale për të adresuar këtë fenomen.

“Është fuqizimi i institucioneve relevante të drejtësisë, gjygjësisë, përmirësimi i kushteve ekonomike, reformat në arsim, shëndetësi, kulturë dhe në të gjitha fushat tjera që janë relevante dhe pjesë përbërese në të cilën na jetojmë. Këto janë mungesat bazike të cilat nuk ka interes edhe nga institucionet me u punu në këtë aspekt apo këtë drejtim. Si rezultat i krejt kësaj normalisht janë edhe këto normat sociale që qojn deri tek dhuna të cilat janë të krijuara brenda familjes që realisht si të vetmin mjet në zgjidhjen e problemit e kanë dhunën dhe vrasjen, dhe kështu pastaj kalon në përditshmëri dhe bëhet diqka shumë e zakonshme, sepse ne nuk e kuptojmë këtë gjuhën apo formën e komunikimit, bisedimit në zgjidhjen e një problemi të caktuar, por si mjet të parë për zgjedhjen e një problemi e përdorim forcën”, tha Hajrullahu.