• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Smakiqi: Është naive të themi që administrata Trump mund ta ndërprejë funksionimin e Dhomave të Specializuara

3 ditë më parë
nga:G C

Xhevdet Smakiqi, avokat, thotë se ish krerët e UÇK-së janë viktima të Gjykatës Speciale, që sipas tij po përballen me një gjykim të padrejtë.

Smakiqi për “Expose” prodhim i GazetaBlic thekson se edhe mbajtja në paraburgim ka qenë në kundërshtim me Konventa Ndërkombëtare, me nenin 40, 41, të ligjit të Dhomave të Specializuara, me nenin 6 të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Është një proces i stërgjatur dhe është në kundërshtim me parimet në drejtësi për në gjykim të arsyeshëm. Është proces gjyqësor i padrejtë, ku mbi 60% e procesit ka qenë në kundërshtim me parimin e publicitetit”, tha ai.

“Konsideroj se edhe mbajtja në paraburgim ka qenë në kundërshtim me Konventa Ndërkombëtare, me nenin 40, 41, të ligjit të Dhomave të Specializuara, me nenin 6 të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.Mund të themi që deri më tani Dhomat e Specialuara kanë ushtruar një proces të padrejtë ndaj krerëve të UCK-së dhe i konsideroj viktima të këtij procesi”, shtoi Smakiqi.

Xhevdet Smakiqi, thotë se procesin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nuk e sheh të pamundur.

“Nuk mund ta mohojmë ndikimin e ShBA-ve, nga aspekti juridik dhe kushtetues, nga autorizimet që i ka Këshilli i Evropës për ta përmbyllur funksionimin e Dhomave të Specializuara me marrëveshje mes Kosovës, KiE e Holandës, e konsideroj si një proces të komplikuar, nuk e shoh të pamundur, por është naive të themi se administrata Trump mund ta ndërprejë funksionimin e tyre”, tha Smakiqi për GazetaBlic.

Intervista e plotë: