• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Smajl Latifi tregon njohjen me Ramush Haradinajn- Gjatë luftës kemi qëndruar pesë ditë bashkë në rrethana kritike!

01/11/2025 19:47
nga:Y I

Kryetari i Rahovecit njëherësh kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, njihet si një nga njerëzit më të afërt të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ na tregon për njohjen me zotin Haradinaj.

Latifi tha se gjatë luftës kishin qëndruar pesë ditë së bashku në rrethana tepër të vështira.

“Kur është themeluar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vitin 2000, ne kemi qenë si pjesë e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Që nga ajo kohë ne mbajmë raporte dhe relacione me kryetarin e Aleancës zotin Haradinaj, duke qenë një udhëheqës shumë i dëshmuar në luftën çlirimtare, pastaj një njeri që ka sakrifikuar shumë dhe një njeri që ka kultivu dhe ka mbajt raporte të mira me njerëzit që kanë punuar, vepruar por edhe kanë luftuar për çlirimine Kosovës”

“Ato raporte ne i kemi kultivuar me zotin Haradinaj edhe gjatë luftës sepse ne kemi patur bashkëveprim, koordinim dhe komunikim edhe me zonën e Dukagjinit sepse jemi në kufi me zonën e Dukagjinit. Jemi parë me të edhe gjatë luftës, së paku dy herë, sepse ai nja 5 ditë ka qëndruar në komunën tonë, në fshatin Kaznik, pikërisht në rrethana tepër kritike, ne kemi qëndruar pesë ditë bashkë” tha Latifi për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.

Smajl Latifi kandidon në këto zgjedhje për deputet i Kuvendit të Kosovës me numër 16.

Intervista e plotë: