• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Shtrenjtimi i rrymës’, Hoxha: Fshehja e Qeverisë të lë me nënkuptu që këta e kanë një lloj interesi!

4 ditë më parë
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është anëtari i shoqërisë civile, Dibran Hoxha.

Hoxha ka folur në lidhje me paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ai tha se me datën 5 prill pritet të ketë protestë dhe do të ketë sërish  edhe pas kësaj date një protestë tjetër.

“Ne edhe në organizim të protestave, targeti jonë, na jemi duke u konsultu sepse edhe një iniciativë tjetër e kanë shpallë protestën me 5 prill. Ne po tentojmë me u bashku që mos me kriju ndasi mes grupeve, qëllimi na përbashkon, që është kundër shtrentjimit të rrymës por gjithmonë ekzistojnë këto ‘grindavecitë’ e brendshme që dikush e ka një ide, dikujt i duket një aksion më radikal e tërhiqet prej grupit, asnjëherë nuk ka konsensus. Këtë here ne kemi vendos si grup mos me nxjerr pengesa për kete iniciativë se na dëmton të gjithëve. Me 5 prill është protesta, krejt qytetarët po shpresoj se bashkohen, me siguri jemi në fazën përfundimtare organizative që pas 5 prillit menjëherë me e vendos një datë tjetër sepse me 11 Prill pritet që ZRrE-ja me e marr vendimin, kështu që kjo është sa i përket iniciativave” tha Hoxha.

Hoxha tha se fshehja e Qeverisë të lë me nënkuptu që këta e kanë një lloj interesi.

“Pse targeti ka me qenë edhe Qeveria edhe ZRrE-ja. Fshehja e Qeverisë të lë me nënkuptu që këta e kanë një lloj interesi që këta nuk po e flasin se e njëjta Qeveri, e njëjta parti, ka pas premtu që do ta nacionalizojnë KEDS-in, do e rishikojmë kontratën, do e publikojmë kontratën, do e shkëpusim kontratën nëse është nevoja, asnjëra prej ketyre nuk u ba. Qeveria nuk ka guxim me publiku kontratën, nuk kam hy të hulumtoj por ajo gjendet shumë lehtë, këta po thuhet se nuk i kanë deklaru as mirë pasqyrat financiare dhe me deklaru mirë fitimin e dy viteve të fundit. Krej situata ekonomike në Kosovë është e renduar, por veç KEDS-i dhe KESCO ndër të tjera po lulëzojnë…. atëherë këtu ka një hile. Hilja është se Qeveria nuk po don me nxjerr në sipërfaqe ku është kjo pengesë në këtë hallkë zingjirore, ku po lëngon sistemi. Dikush po përfiton, jeta e qytetarëve po rëndohet ditë pas dite edhe qeveria po hesht. Nuk ka asnjë lloj argumenti që na qon ne drejt shfajësimit të Qeverisë, po thojmë edhe ZRrE-ja edhe Qeveria janë fajtore” tha Hoxha në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.