Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është shprehur i bindur se do ta fitojë edhe një mandat tjetër në zgjedhjet lokale, madje pa pasur nevojë për balotazh.
Bulliqi për “Expose”, prodhim i GazetaBlic tha se atmosfera në qytet dhe mbështetja nga qytetarët janë sinjale të qarta se gara do të përfundojë që në raundin e parë.
“Unë besoj fuqishëm se do të fitojmë pa balotazh. Qytetarët e Llapit e dinë çfarë kemi bërë dhe po e shohin dallimin në jetën e tyre të përditshme”, deklaroi ai.
Bulliqi theksoi se dy nga shërbimet më të rëndësishme që janë ofruar gjatë mandatit të tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në lehtësimin e barrës financiare për ta.
Ndiqeni intervistën e plotë:


