• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shifra alarmante: Për më pak se dy vjet, 13 të vrarë si pasojë e dhunës në familje

12/10/2023 21:11
nga:Gazeta Blic

Dhuna në familje ka marrë përmasa shqetësuese. Për më pak se dy vite, në polici janë raportuar rreth 5 mijë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Blic.

Nga Policia e Kosovës, për emisionion “Expose”, prodhim i Gazeta Blic kanë treguar se për këtë periudhë, janë shënuar 13 viktima, të cilësuar si vrasje e rëndë.

Pra, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë vitit të kaluar janë shënuar 8 viktima si pasojë e dhunës në familje, e derisa përgjatë periudhës janar- tetor 2023, janë shënuar 5 viktima.

“Gjatë vitit 2022 janë evidentuar 2765 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 2288 femra dhe 517  meshkuj (ndonjë rast ka pasur më shumë se një viktimë). Kanë ndodhur 7 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto shtatë raste janë evidentuar 8 viktima (një rast me dy viktima), 4 meshkuj dhe 4 femra”, kanë thënë nga Policia për “Expose”.

“Gjatë periudhës janar-tetor 2023 janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje. Viktimë të këtyre rasteve kanë qenë 1763 femra dhe  497 meshkuj (ndonjë rast ka pasur më shumë se një viktimë). Kanë ndodhur 4 raste “vrasje e rëndë’ (vrasje brenda familjes), në këto katër raste janë evidentuar 5 viktima (një rast me dy viktima), 2 meshkuj dhe 3 femra”, thuhet në përhjigjen e Policisë së Kosovës për emisionin “Expose”.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?