• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sherifi i NISMA: Kurti në Kuvendi po trajton deputetët njëjtë siç i trajtonte dikur senatin dhe senatorët e Romës Kaligula!

11/26/2022 22:44
nga:Astrit Gashi

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se e ka pranuar marrëveshjen për targat pasi ambasadori amerikan, Jeff Hovenier i ka dhënë informata më shumë për sigurinë në veri.

Sherifi thotë se deklarim më ndryshe ka pasur kryeministri Kurti gjatë informimit të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku thoshte se të enjtën u pranua marrëveshja për targat, pasi u përfshi edhe fillimi i diskutimit për planin franko gjerman.

Sipas tij, këto dy deklarata të tij përjashtojnë njëra-tjetrën dhe se Kurti ka gënjyer në njërën prej tyre.

“Gjasat më të mëdha janë të ketë gënjyer gjatë “informimit” të deputetëve në seancën e Kuvendit, pasi që kjo nuk është hera e parë që Kurti më shumë informata jep përmes mediave të huaja sesa gjatë raportimeve në Kuvend!

Qasja e tillë e kryeministrit Kurti dëshmon mospërfilljen totale ndaj përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës!

Është dëshmi që kryeministri Albin Kurti Kuvendin e Kosovës dhe deputetët i trajton në të njëjtën mënyrë siç i trajtonte dikur senatin dhe senatorët e Romës perandori famëkeq Kaligula!”, shkroi Sherifi në Facebook.

Postimi i plotë:

Atyre që e kanë zgjedhë kryeministër, pra deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e Kuvendit që u mbajt pas arritjes së marrëveshjes, u tha se e pranoi marrëveshjen për targat të enjten dhe jo të hënën pasi që në marrëveshjen e të enjtes u përfshi edhe fillimi i diskutimit për planin Franko-Gjerman duke e prezantuar si fitore të madhe të tij përballë Serbisë dhe Borellit!

Ndërsa për gazetarin Michael Martens ka deklaruar që e ka pranuar marrëveshjen për targat pasi ambasadori amerikan Hovenier i ka dhënë informata mbi sigurinë, të cilat Kurti deklaron që nuk i ka pasur më herët!

Për të njëjtën çështje dy deklarata të ndryshme të cilat përjashtojnë njëra tjetrën. Tash, shtrohet pyetja kur ka gënjyer Kurti: në seancë të Kuvendit kur i “informoi” deputetët për arritjen e marrëveshjes apo në intervistën dhënë gazetarit Michael Martens!

Gjasat më të mëdha janë të ketë gënjyer gjatë “informimit” të deputetëve në seancën e Kuvendit, pasi që kjo nuk është hera e parë që Kurti më shumë informata jep përmes mediave të huaja sesa gjatë raportimeve në Kuvend!

Qasja e tillë e kryeministrit Kurti dëshmon mospërfilljen totale ndaj përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës, deputetëve të Kuvendit të Kosovës! Është dëshmi që kryeministri Albin Kurti Kuvendin e Kosovës dhe deputetët i trajton në të njëjtën mënyrë siç i trajtonte dikur senatin dhe senatorët e Romës perandori famëkeq Kaligula!