• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sheholli: Që nga përfundimi i luftës, nuk kanë qenë asnjëherë më të acaruara raportet shqiptaro-serbe se sa tani!

04/22/2022 21:29
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në Kanal10 dokumentarin për zhvillimet e fundit në Veri, të titulluar “Më e keqja nuk ka ardhur”.

Fatmir Sheholli, i cili drejton Institutin për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, tha për Expose se raportet mes komunitetit shqiptar dhe ati serb asnjëherë nuk kanë qenë më të acaruara.

“Ne si institute punojmë vazhdimisht lidhur me këto çështje të shkallës së mirëbesimit, veçënarisht me ato ndërmjet shqiptarëve dhe serbeve, dhe po e pohoj me qëndrueshmëri që marrëdhëniet, duke i parë edhe bisedat që i zhvillojmë me serbët në Kosovë, ata janë nën imponim të jashtëzakonshëm të Beogradit, nuk guxojnë të mendojnë ndryshe jo pse ata nuk dëshirojnë të mendojnë, por janë në një presion të jashtëzakonshëm “, tha Sheholli.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: