“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte në televizionin Kanal10 ka transmetuar dokumentarin “Falsifikimi që rrezikon Kosovën”.
Në këtë dokumentar trajtohet qarkullimi i shtuar i parave të falsifikuara i cili rrezikon destabilizimin ekonomik të vendit.
Për dallim nga e kaluara kur paratë e falsifikuara janë tregutar në platforma ilegale si “Dark Web” aktualisht një fenomen i tillë negativ është prezent në rrjetin social “TikTok” i cili ka një shtrirje të madhe në Kosovë, raporton GazetaBlic.com
Njohës i fushës së sigursë Drizan Shala, pohoi për Expose se edhe ata që bëhen viktimë e mashtrimit me para të falsifikuara bëhen pjesë e krimit duke i tregtuar ato për t’iu shmangur procedurave të Policisë së Kosovës.
“Çdo qytetar i cili ka një kartmonedh falso, i cili ka ra pre e mashtrimit në momentin që raporton si rast me automatizëm edhe ndaj tij hapet procedurë hetimore, duke e pasur këtë element për bazë shumë qytetarë ani pse e dinë që kanë kartmonedha falso ato nuk e lajmërojnë por tentojnë që tashesin dhe kjo nuk eleminohet nga tregu deri sa kartmonedha ballafaqohet me sistemin bankar në bankat e Republikës së Kosovës”, tha Shala.
Ky njohës i sigurisë pretendon se Kosova mund të jetë në shenjestër të grupeve kriminale të cilat përmes qarkullimit të parave të falsifikuara rrezikojnë destabilizimin ekonomik të vendit.
“Këto veprimtari ilegale mund të lidhen me krim të organizuar, sepse Kosova mund të jetë e targetuar në nga grupet kriminale të cilat në mënyrë të strukturuar mund të plasojnë kartmonedhat e falsifikuara të cilat futen në tregun ekonomik dhe mund të krijojnë pasoja marramendëse sa i përket stabilitetit ekonomik në Kosovë dhe dëmtimi i individëve dhe bizneseve të caktuara”, u shpreh ai.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: