Qytetarët shqiptarë në Luginë, gjegjësisht në tri komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë tash e disa vite po përballen me pasivizimin e adresave të vendbanimit të tyre, e që ky veprim që po bënë Serbia ka nxitur reagime të shumta të lidershipit në ketë pjesë të Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Deri tani janë mbi 6 mijë adresa që Serbia ka pasivizuar për shqiptarët në këtë pjesë, ky veprim nga liderët e partive politike në Luginë, mediat dhe shoqëria civile, po konsiderohet si spastrim etnik që po e bënë Beograd zyrtar.
Kjo ka bërë që edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan të përmendet kjo çështje duke i bërë thirrje Serbisë që urgjentisht ta ndaloj një veprim të tillë.
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka rrëfyer për emisionin dokumentar “Expose”, pordhim i Gazeta Blic, se ai dhe liderë të tjerë po bëjnë çmos që përmes aleteve, këtë rast Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ta detyrojnë Serbinë që të heq dorë nga shuarja e adresave t vendbanimit për qytetarët shqiptarë që llogariten pakicë në Luginën e Preshevës.
Spastrim etnik e ka quajtur Shaip Kamberi këtë veprim të Serbisë.
Ky deputet shqiptar po e krahason me spastrim etnik që kishte bërë Serbia gjatë vitit 1999 në kohën e luftës në Kosovë.
“Po faktikisht kjo është një plagë e vjetër, faktikisht që nga vitit 2012 kur është aprovuar, atëherë ligji për çështjen e vendbanimit të qytetarëve ka filluar ky proces, i cili dukshëm është në Medvegjë, ka avancuar dhe fatkeqësisht në Medvegjë ka përfunduar një proces i spastrimit etnik, e ka legalizuar në suaza të ligjit të atij spastrimin, që ishte kryer në `99 dhe reagimet e spektrit politik të të gjithëve neve këtu sollëm edhe reagimin e parlamentit evropian dhe DASH edhe këtë vit, por edhe këtë vit shihet e përmendur çështja e pasivizimit dhe po besojmë që Serbia ka marrë mesazhet e qarta nga bashkësia ndërkombëtare, që nuk do ta lejoj që metodat administrative të spastrimit etnik, respektivisht të shpopullimit të popullsisë në këtë rajon, duhet t`i ndërpresë. Do të shohim, ne kemi punë me një shtet i cili edhe mund të nënshkruaj marrëveshje, nga përvoja jonë flas, sepse edhe ne kemi të nënshkruar marrëveshje me Serbinë, por se e ka të vështirë të zbatoj ato, nëse nuk ka një vëzhgim qind për qind ndërkombëtar, mbi atë se çka ajo po zbaton dhe çka po zhvillon”, thotë Shaip Kamberi.