• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Sekretarja e PSD-së: Vjosa Osmani heshti karshi shkeljeve të Kushtetutës, kurrë asnjë fjalë se tha për hallet e qytetarëve

04/10/2023 00:13
nga:N M

Teutë Rrusta, nga Partia Socialdemokrate po vlerëson se e para e vendit, përveç se nuk kreu detyrat e saj që obligohet nga Kushtetuta, ajo edhe heshti karshi, siç thotë ajo katër shkeljeve të Kushtetutës nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Rrusta thotë se presidentja Osmani nuk foli kurrë për hallet e qytetarëve të Kosovës që po ballafaqohen me krizën sociale e ekonomike, por ajo u pajtua me të gjitha vendimet e ekzekutivit.

Rrusta për “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se e para e vendit ka qenë e anshme në rolin e presidentes.

“Tash, ne e dimë që roli i presidentes në vendin tonë është i rëndësishëm ndoshta për dy arsyeje kryesore, e para për të qenë unfikuese për qyetatrët e Kosovës që u shërben dhe tjetra me qenë mbrojtja e kushtetutës, përveç detyrave tjera që ka. Janë këto dy më qenësore që e kurorëzojnë se çka i bie me qenë presidente e një vendi, ajo çka kemi parë në këtë dy vjeçar është në fakt e kundërta e kësaj përderisa ne e dimë që presidentja nuk ka luajtur rol unifikues për qytetarët, ka qenë shumë e anshme, ka qenë vazhdimisht pjesë e pushtetit, madje ajo ka gërryer atë mundësinë e saj për me qenë për përmbushjen e rolit të saj duke qenë nën hijen e kryeministrit. Pra, ne nuk dimë asnjë agjendë të sajën për të shtyrë përpara ndonjë kundërshti në raport me Qeverinë, absurde është të pajtohesh në secilën pikë me qeverinë. Pra është keq të konstatosh se si roli i saj prej presidente nuk është ushtruar si duhet edhe tjetra është që nuk e ka mbrojtur Kushtetutën e Kosovës, sepse ne kemi një qeveri që ka thënë Gjykata Kushtetuese, se e ka shkelur kushtetutën në katër raste për dy vjet radhazi dhe për këto hera as edhe një fjalë të vetme presidentja nuk e ka thënë. Pra, cila është ideja me hesht kur një organ i pavarur i cili e ka legjitimitetin e plotë për të diskutuar këtë temë, dhe presidentja ka heshtur dhe kjo e bënë një presidente të anshme. Nuk pajtohem me Vjosa Osmanin ideologjikisht, se si i sheh ajo problemet sociale e ekonomike, mirëpo nuk mund të mohoj faktin se një grua është presidente dhe për këtë më ka ardhur keq përsëri nuk ka arritur të përmbush atë rolin e saj edhe për faktin se është munduar disi të ushtroj pushtetin ashtu siç e ushtrojnë burrat pushtetin”, vlerëson Rrusta.