“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar pjesën e dytë të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.
Sociologu Leutrim Sahiti, ka përmendur disa faktor që sipas tij ndikojnë që të rinjtë të mos shohin prespektiv në vendin e tyre dhe në mundësinë e parë vendosin që të largohen nga Kosova.
Duke e analizuar migrimin ndër vite, fenomen ky me të cilin është përballur vendi ynë, Sahiti konsideron se fluksi i qytetarëve që largohen për një jetë më të mirë është dukshëm më i madh tani në vitet e fundit, kur mirëqenia e tyre është përmirësuar në krahasim me kushtet e jetesës para luftës me shtetin serb.
“Sa i përket migrimit të rinjëve, sigurisht se është një dukuri mjaft shqetësuese duke marrë parasyshë se potencialin me të madh që ka Kosova janë të rinjët dhe mungesa e tyre do të ndikojë në të ardhmen e shtetit tonë, shqetësuese mbetet fakti se numri i të rinjëve që po largohet nga Kosova është me i madh se sa para luftës, duke marrë parasyshë edhe gjendjen ekonomike që ishte në atë kohë, sot kemi një situatë tjetër kemi lirinë, kemi shtet, por nuk është bërë sa duhet dhe kemi ardhur deri tek kjo situatë, sa i përket faktorëve janë dy, ata shtytes dhe ata tërheqës, është papunësia e madhe e të rinjëve, mungesa e prespektivës së të rinjëve, faktorët indirekt që ndikojnë janë edhe rrethanat politke në vend, kemi me të bejmë edhe me sistemin arsimor në vend, atë shëndetësor. Kurse faktorët tërheqes ka të bëjë me standartin jetesës, kushtet e punës, pagat e të tjera, krijimi i lehtësirave për migrim ka ndikuar për largimin e të rinjëve të largohen nga Kosova, por jo cdo herë ndodh për atë sepse ne kemi parë që të rinjtë janë larguar edhe duke shkelur ligjet e evropës për të ikur nga shteti ynë”, tha ai.
Sipas këtij sociologu Kosova rrezikon do të përballet me telashe të mëdha në mungesë të fuqisë punëtore në vitet e ardhshme.
“Unë e thash se potenciali më i madh që ka Kosova janë të rinjtë dhe mungesa e këtij potenciali sigurisht që ka me ndiku në aspektin ekonomik, në zhvillimin e vendit, duke krijuar kështu një mungesë të fuqisë punëtore e cila vec së është duke u vërjetur në tregun kosovar dhe do të ndikojë në rënine ekonomike të vendin”. tha Sahiti.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: