• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rashiti për planin franko-gjerman: Ka një kornizë të qartë për të avancuar marrëveshjen përfundimtare!

02/18/2023 21:13
nga:Y I

Njohësi i procesit të dialogut, Naim Rashiti i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me planin franko- gjerman.

I pyetur se “a po shkohet duke u bërë shteti apo po hiqen copëza nga shteti”, Rashiti u përgjigj kështu:

“Ajo që më befason më shumë është paqëndrueshmëria politike e disa viteve të fundit për ta përmbyllur këtë proces, i cili jo domosdoshmërisht do të bëhej i përmbyllur për faktin se nuk e dime se si do të sillet Serbia. Shqiptarët kanë patur guximin të marrin vendime shumë më të mëdha në periudha të mëhershme se sa diçka që kërkohet sot. Elitat politike këto 7-8 vitet e fundit kanë dëshmu lar se nuk e kanë guximin politik të paraardhësve të tyre dhe kjo për mua është shqetësimi më i madh. Nuk ka asnjë rrezik dhe duhet guxim i mjaftueshëm për ta përmbyllur këtë proces, cili assesi nuk do ta kthejë prapa dhe ta coptojë Kosovën”.

I pyetur në lidhje me planin franko-gjerman, Rashiti bëri një elaburim të tij.

“Në vitin 2009, nëse i gjeni raportet tona ku kam punu edhe vetë, definicioni i njohjeve reciproke dhe i shpjegimit se çfarë do të thotë ajo, përshkruhet aty. Njohje reciproke është ndërtimi injë marrëveshjeje paqeje mes dy fqinjëve, e cila nënkupton se kompromiset do të jenë të dyanshme dhe këto dy shoqëri njëherë e përgjithmonë t’i mbyllin plagët e të kaluarës, si dy shtete të pavarura. Ky definicion tani ka evoluar në gjuhën diplomatike të miqve të Kosovës, përfshirë edhe SHBA-të. Por, kjo është gjuhë diplomatike e dëshiruar për një marrëveshje finale, e cila varet nga të dyja palët se si do të definohet. Ka vite që e themi se më shumë që Kosova e shtyn procesin e dialogut më pak do të marrë”, tha ai në “Blic Interview”.

Rashiti ka treguar se çka përmban plani franko-gjerman, raporton Gazeta Blic.

“Tani ka ardhë në tavolinë një dokument, i cili formëson procesin e dialogut me Serbinë dhe e formëson kornizën për një marrëveshje me Serbinë. Nuk ka qenë e mundur të mendohet për diçka të tillë deri sivjet. Kjo është diçka që faktori politik kosovar ka kërkuar gjithmonë që të ketë një kornizë të marrëveshjes në tavolinë. Tani e kemi këtë kornizë të qartë, shumica e dokumentit është shumë e qartë, dhe tani duhet të bëhet.  Në këto rrethana çdokush e din se është e pamundur të insistohet diçka në një marrëveshje gjithpërfshirëse, me njohje reciproke e cila do ta kthente procesin në OKB, sepse për shkak të zhvillimeve gjeopolitike është e pamundur. Faktori ndërkombëtar dhe miqtë e Kosovës në zhvillimet ndërkombëtare janë realistë. Tani kemi një propozim dhe për mua është më e rëndësishme që kemi një propozim konkret sesa një letër. Tani ka një kornizë, që është një dokument imbështetur nga akterët kryesore të BE-së dhe SHBA-të. Tani ke një kornizë të qartë për të avancuar marrëveshjen”, tha Rashiti për Blic Interview raporton Gazeta Blic.