• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ramadani: Vonesa në formimin e institucioneve po e mban vendin peng, nuk ka vullnet të qartë për të formuar qeverinë!

5 ditë më parë
nga:Sh R

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, ishte politologu Burim Ramadani, raporton GazetaBlic.

Ramadani thotë se në Kosovë kemi një sjellje të papërgjegjshme të skenës politike, ku sipas tij sistemi i vendit tonë është funksional edhe pa qeveri.

“Në fakt na duhet me konstatu që ka sjellje të papërgjegjshme të skenes politike, por mbi të gjitha të strukturave udhëheqëse tashmë të shtetit të Kosovës dhe unë po pajtohna që sistemi i shtetit të Kosovës është funksional madje edhe pa qeveri më mirë sesa kjo që ishte. Duhet ta themi hapur se nuk jemi në rrethana të një nevoje te qeverisje të zakonshme sepse edhe rrethanat gjeopolitike edhe rajonale edhe obligimet e shtetit dhe në aspektet e sigurisë është në tensionim e sipër dhe në pikëpytje të mëdha në ata se cka kemi me pa në të ardhmen”, tha ai.

Tutje ai shton se edhe në javët e ardhshme do të shohim një neglizhencë të formimit të institucioneve, ku thotë se ka vonesa të dukshme në formimin e saj.

Ramadani ka theksuar se Kosova nuk e ka luksin për të kaluar nga një javë në tjetrën duke u marrë me numërime dhe akuza, dhe se kjo po e mban vendin peng dhe po e dëshmon se nuk ka një vullnet të qartë politik për të bërë qeverinë.

“Edhe në javët e ardhshme do të shohim edhe më tutje një neglizhencë të formimit të institucioneve, deri tash ka vonesa që duhet konstatuar, ka vonesa të dukshme. Kosova nuk ka as luks dhe as hapsirë kohore apo intelektuale shoqërore për të kalu javë më javë më numërime dhe akuza, dhe kjo po e mban Kosovën peng dhe realisht po e dëshmon që realisht nuk ka një vullnet të qartë politik ose për të bërë qeverinë ose për të lëshuar rrugë që të bëhet”, tha ai.

Sipas tij është e papërgjegjshme që kryeministri në detyrë, të filloj diskutimet me minoritetet jo sebre, duke e ndarë shoqërinë edhe më keq sipas tij.

“Aspekti i parë që ndërlidhet me lidershipin e shtetit, në këtë rast kryeministri në detyrë kryetari i LVV-së, mendoj që është e papargjegjshme që të filloj edhe negocimet edhe diskutimet me minoritetet jo serbe, duke ndarë shoqërinë edhe më keq. Unë besoj që përgjegjësia institucionale dhe kombëtare më së pari tregohet me zemërgjerësinë edhe politike edhe njerëzore edhe intelektuale por edhe kombëtare.Duke i dit qëndrimet politike publike të partive shqiptarë në Kosovë, unë do doja që dikush që ka fitu më shumë sesa të tjerët tash në garë, ka dal i pari në garë do doja ta shoh se si e zgjat dorën e bashkëpunimit për shqiptarët në Kosovë”, raporton GazetaBlic.