Burim Ejupi, drejtor i INDEP ka thënë se Qeveria e Kosovës ka gabuar që refuzoi projektin për gazin.
Sipas tij, gazi por edhe projektet e tjera të energjisë eficente po vlerësohen si pjesë e tranzicionit në të ardhmen, raportpn Gazeta Blic.
“Ka qenë vendim i ngutshëm i Qeverisë sepse janë ndarë 200 milionë euro për këtë projekt dhe ne kemi pasur të hyjmë një kredi edhe për 200 milionë të tjera për këtë projekt… dhe në rast të dështimit të këtij projekti humbjet do të ishin më të vogla”, ka thënë ndër të tjera Ejupi duke folur për gaz përçuesin”, thotë ai në emisionin “Blic Interview”.
“Bllok tarifa për ata që shpenzojnë mbi 600 kilovatë orë energji është gabim”


