• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Qalaj i PDK-së: Nuk ka teori që Serbia ushtarakisht ta sulmojë Kosovën

01/28/2024 21:40
nga:Gazeta Blic

E, një deputet nga partia më e madhe opozitare, po vlerëson se deklaratat e Kurtit dhe Osmanit për sulme nga Serbia vetëm po e dëmtojnë shtetin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Rashit Qalaj, i cili është anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri, thotë se nuk ka teori që shteti i Serbisë ta sulmojë Kosovën.

Megjithatë, shton ai, mund të ketë sulme sikurse ai në Banjskës.

“Unë i kam dëgjuar shpesh kryeministrin e Kosovës dhe presidenten që ngrenë alarmin, sidomos kur vijnë faktorët ndërkombëtarë, ndërmjetësusit dhe po ashtu vizitat, siç ishte vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, ku ata theksojnë rrezikun e një sulmi eventual të Serbisë në Kosovë. Mendoj që këto deklarata janë të dëmshme për shtetin e Kosovës, për shkak që nuk ka teori, nuk ka asnjë element që ne duhet ta marrim parasysh në kuptimin e sulmit të organizuar nga Serbia me ushtri në Kosovë”, thotë Çalaj për emisionin “Expose”, prodhinm i Gazeta Blic.

Incidente si ajo e Banjskës, sipas tij, edhe mund të ndodhin meqenëse në pjesën veriore dhe përreth saj kemi elemente kriminale të cilat janë të mbështetur edhe financiarisht edhe me logjistikë nga shteti i Serbisë të cilat mund të shkaktojnë ndonjë incident. Por, shton ai, që nuk mund të jetë sulm i një karaketeri, i një sulmi frontal nga Serbia.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?