• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Publikimi i bisedave nga LDK’, Ramadani: Nënkupton se mungon debati i brendshëm ose është shtjerr pa rezultat!

8 ditë më parë
nga:Y I

Politologu, Burim Ramadani, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai foli në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimit e fundit në LDK, siç ishte publikimi i bisedave në grupin “Viber’.

Ramadani tha  se LDK-ja mbetet ‘shpija më demokratike’ në kuptimin e partive politike në Kosovë’.

Por i njëjti potencoi se nëse debati i brendshëm, vazhdohet jashtë, kjo nënkupton se mungon debati i brendshëm.

“Unë besoj se LDK-ja mbetet ‘shpija më demokratike’ në kuptimin e partive politike në Kosovë edhe për shkak të traditës por edhe për shkak të vlerës që përfaqëson. Por nëse debati vazhdohet jashtë, në studio televizive, në opinionin publik kjo nënkupton ose mungon debati i brendshëm ose ai është shtjerr pa rezultat. Si i tillë mendoj që LDK-ja, ndoshta edhe partitë e tjera, por po flasim për LDK-në sepse ka rëndësi në skenën politike, e ka jashtëzakonisht të rëndësishme edhe të ruaj strukturën e vet. Personalisht kam respekt të jashtëzakonshëm për zotin Hoti edhe si intelektual edhe si ish-Kryeministër por nëse debati nuk ekziston brenda normal që bëhet jashtë. Nëse janë të vërteta dhe të sakata ato që janë publiku ato janë çështje për të cilat LDK-ja nuk duhet ta adresojë gishtin tek të tjerët por ta rris debatin brenda në mënyrë që të përparojë në kontributin e vet për shtetin e Kosovës. Paramendo në një situatë ku sipas meje…’koncepti i sigurisë kombëtare rrezikohet nëse kemi Qeveri Kurti 3′ e kemi një parti opozitare, vendimtare në këtë rast LDK-në e cila po merret brenda vetes. Pra nuk po flasim për nivele të njëjta të përgjegjësisë politike për shtetin e Kosovës” tha Ramadani në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.