• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Psikologia: Lufta, një ndër faktorët kryesorë që po ndodhin krimet e rënda në Kosovë

7 ditë më parë
nga:G C

Psikologia Atifete Syla në një intervistë për “Expose”, prodhim i GazetaBlic, theksoi se faktori kryesor që po ndodhin fenomene kaq të rrezikshme është lufta.

Syla tha se në këto raste, po luan rol edhe familja, e cila, sipas saj, nuk po merren me edukimin dhe vlerat.

“Ne kemi probleme të theksuara. Ka disa faktorë që kanë ndikuar që sot të kemi raste në rritje të dhunës, vrasjeve e krimeve të tjera. Së pari, është lufta ajo që ka lënë pasoja vendin tonë, ku është përcjellë në gjenerata”, tha Syla.

“Problemi tjetër është se nuk po i kushtojmë rëndësi vlerave që kanë të bëjnë me moralin në raport me shoqërinë, kjo do të thotë që ka mungesë respekti e tolerancë, ku mungesa e tolerancës mund të sjellë në këto situata”, shtoi ajo.

“Toleranca nuk ka as mes partive politike, kjo ndikon tek njerëzit. S’ka respekt as në institucione shkollore, nxënësit nuk e respektojnë profesorin, por edhe këta të fundit nuk po i kushtojnë rëndësi vlerave të nxënësve”, theksoi psikologia.

“Familja nuk po merret me edukimin dhe promovimin e këtyre vlerave, mungesa e këtyre vlerave çon në vrasje, abuzim me substanca e dhunë”, tha Syla.

Ajo gjithashtu theksoi se, pavarësisht se Kosova është një vend ku njerëzit gjithmonë kanë nevojë të konsultohen me psikologë, kërkesat për këto shërbime janë shumë të vogla.

“Te rinjtë, zakonisht mendoj se janë vetëdijësuar dhe kanë kuptuar rëndësinë e shëndetit mendor dhe trajtimin e tij, por psikologët nuk i vizitojnë. Krahas kësaj, në dallim me të kaluarën, fëmijët tani janë më të izoluar dhe nuk komunikojnë lirshëm me të tjerët. Kjo i bën të kërkojnë ndihmën e psikologut, por asnjëherë aq sa ka nevojë vendi ynë”, përfundoi Syla.