• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Pse po e përkrah AAK, kaq shumë Kurtin në marrëveshjen Kosovë – Serbi? Gjini: Një JO e madhe, nuk hyjmë në Qeveri

03/04/2023 21:58
nga:N M

Për dallim nga dy partitë më të mëdha opozitare si PDK dhe LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka një qëndrim ndryshe në raport me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sa i përket marrëveshjes Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Blic.

E, për këtë ka disa arsye nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, se pse po veprojnë kështu duke u nisur nga lideri i tyre Ramush Haradinaj e zyrtarë të tjerë.

Gjini për emisionin “Blic Interview”, thotë se nuk pajtohen në asnjë pikë me qeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por kur është interesi nacional, AAK-ja, sipas tij gjithmonë ka pasur këso qëndrime.

Në qeveri me Kurtin, AAK-në thotë se nuk do ta shihni kurrë, tash për tash.

“Secili e ka metodën e vetë për të thënë po ose jo diçka, por është një JO, dhe JO-ja ka shumë kuptime. Pra, AAK nuk ka kurrfarë interesi me qenë pjesë e qeverisjes më VV, bile bile, mendojmë se do të ishte shumë keq, jo vetëm për AAK, por edhe për Kosovën. Në çfarëdo varianti se ne nuk mund ta dimë se dikush ka thënë kurrë me dikon, e kurrë me dikon tjetër, nuk themi ashtu, por nuk mund të ketë variant qeverisës më Qeverinë Kurti, sepse ne mendojmë se kjo qeveri po shkakton dëme. Tash pe them kushtimisht, kur duhet opozita t`i qëroj hesapet me Qeverinë, ndoshta vjen ajo kohë, nuk mund ta dimë tash, por nuk është mirë me qeru hesape për këtë temë… E vërteta e plotë është se në konceptin e Asociacionit edhe qeveria Kurti edhe Haradinaj e kanë gjetur aty, nuk po them për të fyer dikë, por ka qenë obligim ndërkombëtar që të kryhet dhe krejt çka ka thënë Ramush Haradinaj e ka thënë një të vërtetë sado që mund të jetë jo konvijente, por e ka thënë një të vërtetë. Tani a ka ndodhur problemi gjatë rrugës që mund të krijojnë rrethana të tjera, po. Pikë nevoje nuk ka pasur Albin Kurti, të rroket me krejt botën për targa, dhe me dërguar njësisë speciale në veri. Ajo ka qenë, ne e themi në një gjuhë tjetër me plagos vetën në këmbë, pa asnjë arsye pa asnjë nevoje dhe kjo është një prej fakteve që ne po kërkojmë që të kryhet marrëveshja, mos të ketë rrethana të tilla, më se këto rrethana krijojmë ndjenjën edhe te komuniteti serbë në Kosovë, por edhe bashkësia ndërkombëtare që Kosova si tanësi, vetvetiu i sheh si problem ata njerëz, e ne nuk duhet të shohim kështu, të menduarit evropian i Kosovës, është jetik për të ardhmen tonë”, vlerëson Gjini.