• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Plani franko-gjerman ndëshkim për qasjen joserioze të Qeverisë Kurti ndaj dialogut, thotë Limaj

02/25/2023 21:18
nga:Astrit Gashi

Kreu i NISMA, Fatmir Limaj, në BlicInterview, foli edhe për gabimet, të cilat sipas tij i ka bërë Qeveria e Kosovës në veri të Kosovës, duke i mundësuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, me stilin e tij të vajtimit të ndërkombëtare fitonte terren dhe thoshte që po bëj kompromis, e në fakt kurrfarë kompromisi nuk bënte, sepse ishin marrëveshje të akorduara.

“Na krijon situatën kur u bë homogjenizimi i serbëve në atë pjesë të Kosovës, u rriten tensionet pa nevojë, policia e Kosovës u bllokua, dhe Vuçiqit ju dha në dorë shkasi, pra largimi nga Institucionet. Dhe kjo pastaj, duke marrë parasysh luftën në Ukrainë, tensionet në veri, lëvizja e forcave e tokësore, të gjitha këto akrime të Vuçiqit, krijoi situatën se nuk është më koha për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen në qendër, dhe ështja e Kosovës u kthye edhe një herë si temë e sigurisë, pjesa veriore e Kosovës, e cila më nuk qeverisët. Prandaj e vendosi Asociacionin në fillim, sepse atje kemi dezintegrim, dezintegrim total nga ajo që u arrit në vitin 2013. Rreth 14 për qind e territorit atje nuk qeveriset”, tha Limaj.

Limaj tha se nga Qeveritë e kaluara nuk u kërkua themelimi i Asociacionit, përkundër faktit se marrëveshja ishte nënshkruar në vitin 2013, pasi që ato Qeveri ishin në koordinim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar

“Pse neve nuk na kërkuan me bë Asociacionin për dhjetë vjet. Asociacioni ka qenë i nënshkruar në vitin 2013, pse thanë në 2018 nuk jena marrë vesh asgjë, nëse nuk jemi marrë vesh për të gjitha, pse u fut ky parim, Pse u bë që njohja duhet me qenë në qendër, pse u bë që ka ardhur koha ër marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, sepse u nis koordinimi i vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Kryeministri ynë është dashur që rreth të gjithë hapave që ka bërë në veri, ti bëjë në koordinim dhe me këshillat e miqve. Ai nuk i dëgjoi. Nuk e dëgjoi kërkesen për shtyerjen e vendimit për targa dhe cfarë ndodhi, pas tre muajve erdhi plani franko-gjerman i mbështetur nga amerikanët dhe unë këtë e shoh si një ndëshkim të politikës së kryeministrit dhe për qasjen joserioze ndaj dialogut”, tha Limaj.