Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka deklaruar se koalicioni me PDK-në nuk u prish nga çështja e Badovcit.
Ai i cilëson si të pavërteta deklaratat e dhëna nga PDK-ja.
Rama thotë se faktet i kanë prezantuar dhe se çdo gjë ka qenë ligjore dhe procedurale.
“Kjo është shumë e pavërtet, totalisht e pavërtet, opinionet mund të jenë opinione, por faktet janë fakte. Ne faktet i kemi prezentu, ato fakte kanë qenë të gatshme edhe për PDK, edhe unë në mënyrë të befasueshme po e shoh PDK-në në konferencë për shtyp, kundër meje. A mua më kanë pas aty, në atë mëngjes unë jam pa me Leotrimin i cili e mbajti konferencën, ka mujt mem pyet se a ka diçka këtu a ka dokumentacion apo si është çështja, dhe ne të gjitha i kemi pas, çdo gjë është ligjore, çdo gjë ka qenë procedurale, asgjë jashtë ligjit”, shtoi Rama.
I pari i kryeqytetit potencon se çështja ‘Badovci’, ka filluar nga qeverisja e kaluar,
Ai thotë se ministria e ka obligu komunën që ta bëjë shpronësimin.
“Unë i kam tregu faktet që kam mujt me iu tregu edhe atyre, faktet qëndrojnë që kjo pjesë ka fillu prej qeverisjes së kalume, është vendos toka prej qeverisjës së kalume, është vendos vlera prej ministrisë së financave edhe për tokën private edhe për tokën e komunës, i ka vlerësu 13 hektarë të privatit si 7 milionë e 900 mijë gati 8 milionë, ndërsa 6.6 hektarë të komunës i ka vlerësu si 3 milionë. Në këtë rast kur edhe ministria e ka obligu komunën për me e bo këtë shpronësimin jo Përparim Rama kjo ka mbet në gjysmë pra proces për me u vazhdu”, u shpreh ai.
Por për neglizhimin e këtij procesi, Rama, potencon se vetëm do ta dëmtonte më shumë kryeqytetin.
“Veç e dëmton më shumë kryeqytetin nëse e neglizhon këtë punë, nëse kisha pas diçka me mshef ndoshta isha mundu me neglizhu, por jo është totalisht transparente, ligjore. Qysh një vendim që merret prej komunës gjykohet si i vlefshëm prej ministrisë se pushtetit lokal, dhe kur dikush e jep një opinion medial, i cili është i pafaktum, pa fakte atëherë Ministria e Financave i urdhëron ose i thotë Ministrisë se pushtetit lokal me tërheq atë vendim si të jashtë ligjshëm. Pa kërku fakte nga komuna, nga policia, nga prokuroria apo kushdo, dmth a kemi të bëjmë me presion politik apo me ligjshmëri, këto pyetje duhet tu bëhen të gjitha këtyre institucioneve sepse unë nuk kam pas kurrë asgjë se çfarë të fsheh dhe nuk kam se cfarë fsheh dhe nuk kam se pse tu iku proceseve, për këtë edhe jam zgjedh”, theksoi Rama.
Tutje Rama deklaron se Prishtina është tollovi dhe se ata po bëjnë projekte për transforimin e kryeqytetit.
“Llug e kemi krejt Prishtinën, llugë i kemi në tona anët, për ata po bëjmë projekte për transformim të kryeqytetit, për krijim të vendeve më të mira, parqeve të ndryshme, rikrijimit, qasjes në ambient, e kemi me planin zhvillimor komunal, na tash po i japim zhvillimit rural krejt një qasje tjetër më të mirë për me iu mundësu qytetarëve me pas qasje në natyrë, me pas qasje ngat lumit, ngat liqenit, ngat lumenjëve me pas një shëndet më të mirë pra mos me nejt vetëm në zona të betonizume kjo është ideja e transformimit të kryeqytetit” deklaroi Rama në Blic Interview.