• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Parashikimi i ‘frikshëm’ i Blushit/ Do të vjen dita kur shqiptarët do të pyesin veten: A me Rusinë a me Amerikën?

12/15/2023 22:26
nga:G C

Publicisti Ben Blushi thotë se të ardhmes nuk i dihet, duke theksuar se Perandoria Amerikane mund të dobësohet.

Blushi këtë deklaratë e tha në Blic Interview më Astrit Gashin ku potencon se, Amerika mund të dobësohet nga politikat e brendshme, ashtu siç është dobësuar Perandoria Bizantine.

“Edhe në Shqipëri ka shumë njerëz të pakënaqur me Amerikën, siç ka edhe parti anti-amerikane në Francë. Ne nuk e dimë si do të jetë bota pas 30 vjete, por perandoria më e madhe e botës ka qenë ajo bizantine. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë bizant para se të vinin turqitë”, thotë Blushi.

“Ajo perandori ka ekzistuar gati 1000 vjet, nuk kishte asnjë forcë në planet që do të mund ta mposhte dhe u mund nga konfliktet e brendshme. Perandoria amerikane do të vazhdojë 200 vjet? Të gjitha beteja e brendshme mund ta dobësojnë Amerikën dhe nëse Amerika vazhdon të dobësohet dhe krijohet një pol tjetër i fuqishëm, Rusia, Kina apo India, ne jemi vende të vogla dhe nuk e dimë çfarë drejtimi marrim”, shtoi ai.

Tutje, Blushi potencon se raporti jonë me perandoritë e mëdha nuk është i sigurtë, por një gjë sipas tij është e sigurtë që shqiptarët do të mbesin “mes dy zjarreve”, kështu duke i bërë pyetje vetes: A me Amerikën apo me Rusinë?

“Raporti jonë me Perandoritë e mëdha nuk është 100% i sigurtë, por unë mendoj se do të vijnë ditët që pyetja a me Rusinë a me Amerikën do të bëhet mes shqiptarëve, ky është edhe një nga motivet kryesore të librit tim”, tha Blushi.

Blushi e sheh si të vetem zgjidhje të përhershme hyrjen në Evropë, sepse siç e thotë ai, sa herë jemi dalë nga Evropa jemi pushtuar.

“Unë nuk e di a do të jemi dikur me Amerikën apo me Rusinë, ne shqiptarët e Shqipërisë kemi qenë edhe me Kinën. Ajo që duhet të jemi përjetësisht është Evropa. Nëse Evropa gabon mund të gabojmë edhe ne, gabimi më i madh që kemi bërë në histori është kur jemi ndarë nga Evropa, përpjekja jonë më e madhe në histori është që të futemi në Evropë”, tha Blushi.

“Sa herë kemi dalë nga Evropa, ose na kanë pushtuar turqitë, rusët apo njëri-tjetrin dhe kështu jemi copëtuar. Futja në Evropë është i vetmi shpëtim që kemi”, shtoi ai në Blic Interview.