Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli për emisionin “Expose” prodhim i GazetaBlic thotë se nuk duhet gjykuar Qeveria e Albin Kurtit për vendimin e fundit të Manastirit të Deçanit.
Pacolli thotë se, pavarësisht sa na pëlqen apo jo, ky ka qenë një obligim ndërkombëtar.
“Këto janë obligimet e radhës dhe nuk e fajsojë Qeverinë. Manastiri i Deçanit është pjesë e dokumentit që ne e kemi pranuar dhe është dashtë të ndodhë, herët apo vonë. A na pëlqen apo jo, kjo ka qenë një obligim ndërkombëtar dhe nuk është momenti që tani të fajsohet Qeveria”, tha Pacolli.
“Është e vërtetë që Kurti në opozitë e ka kundërshtuar këtë çështje, por ai edhe më herët ka treguar që nuk e mbanë fjalën. Kjo çka ndodhi në mbledhjen e
Qeverisë thjeshtë ka qenë obligim ndërkombëtar”, shton ai.
Tutje sipas Pacollit,Deçani nuk është arsyeja që e fut Kosovën në Këshillin e Evropës.
“Por, nuk mendoj se ky vendim ka qenë i kushtëzuar. Unë nuk e di nëse Kosovës do t’i hapen rrugët për anëtarësim në KiE, pas këtij vendimi. Unë nuk mendoj se Deçani është një arsye që Kosovën ta fut në Këshillin e Evropës”, tha Pacolli për Expose, prodhim i GazetaBlic.