• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Njëfarë pshtjellimi”- Peci e Zeqiri për vendimin e KQZ-së: S’është zgjidhje e problemit

03/18/2024 16:29
nga:G C

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka thënë se të drejtat e tyre do t’i procesojnë më tutje.

Peci këtë deklaratë e dha për emisionin “Expose”, prodhim i GazetaBlic, ku foli rreth vendimit të KQZ-së për mënyrën e shkarkimit të kryetarëve aktual në katër komunat veriore.

“Fillimisht ju informoj se bazuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, përkatësisht neni 56, pika 56.1 ku citoj “Kryetari i komunës zgjedhet me zgjedhje të drejtpërdrejta në pajtim me ligjin mbi zgjedhjet lokale” si dhe neni 56.2 dhe 56.3 ku citojnë periudhën kohore dhe si përfundon mandati i një kryetar të komunës/ Prandaj dua të theksoj se ne jemi zgjedhur me vota të qytetarëve dhe i kemi të drejtat tona të cilat do ti procesojmë tutje”, tha Peci

Ndërsa, Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka theksuar për “Expose” se udhëzimi administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri nuk do të sjellë sukses.

Ai thotë se këtë udhëzim e sheh më shumë si një pengesë në proces se sa do të ketë ndonjë zgjidhje të problemeve

“Unë gjithmonë kam qenë kritik për Udhëzimin Administrativ sepse unë besoj se nuk do të ketë sukses kjo situatë. Është njëfarë pshtjellimi, e shoh më tepër si një pengesë në proces se sa do të ketë ndonjë zgjidhje të problemeve. Unë kam patur kritikat e mija për Udhëzimin Administrativ prej kohësh sepse vijmë në situata të tilla që kjo mund të krijojë precedent edhe për komunat e tjera “, tha Zeqiri për GazetaBlic.

Kujtojmë se, më 21 prill do të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri.