Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, është i ftuar i radhës në Blic InterView me Astrit Gashin, e ku ka folur për pranimin e planit franko gjerman nga Kosova dhe Serbia, që do të mund të qonte të dyjave vendet drejt një marrëveshje gjysmë finale, raporton Gazeta Blic.
Gjini e ka thënë për herë të parë se plani franko- gjerman, apo propozimi i Bashkimit Evropian, është model i planit gjermano – gjerman.
Sipas tij, brenda këtij propozimi është edhe njoha e Kosovës nga ana e Serbisë.
Për të, thotë ai është jetike që Kosova të fitoj njohjen e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.
Për afërsinë e AAK me Qeverinë Kurti në raport me çështjen e dialogut, vlerëson se këtë po ë bëjnë për hir të vendit e as që e kanë ndërmend të hyjnë në Qeverinë e Albin Kurtit.
Ka paralajmëruar sanksione të frikshme ndaj politikanëve kosovarë, kushdo që e refuzon propozimin e BE-së.
Sipas tij, Neni 7, ku flitet për Asociacionin e komunave me Shumicë Serbe, kryekëput varet në të ardhmen se si do të sillet Qeveria e Kosovës në raport me komunitetin serbë në Kosovë.
“Ka pasur shumë njerëz që kanë punuar gjatë gjithë kohës edhe në pjesë tjera, në fakt mund të ndodh që ka pasur proces rivers, janë nënkuptuar zgjidhjet që duhet të jenë dhe ajo materie është sublimuar në 11 pika dhe në një preambulë. Si e kam parë unë, këto janë marrëveshje gjermano – gjermane, minus OKB, për shkak se s`ka pajtim ndërkombëtar për këtë, sepse nuk është temë e Serbisë dhe plus garancionet për pakicat sepse midis dy Gjermanive nuk ka pasur pakica, ka qenë i njëjti popull, nuk kanë negociuar dy kombe të ndryshme. Edhe njëherë, unë e shoh si plan gjermano- gjerman, me minus OKB dhe plus Asociacion edhe garancionet që jepen për kishën ortodokse, ky është plani. Edhe njëherë po e them, duhet të shihet konteksti më gjerë, rrjedhat historike, çka ka ngjarë në Kosovë për shumë vite dhe të kuptohet. Se si ne e kemi lexuar, kjo marrëveshje është njohje e ndërsjellë midis dy vendeve, dy entitete ia njohin njëra- tjetrës simbolet, kufijtë, dokumentet zyrtare e gjithçka tjetër. Zotohen që mos të flasin për njëri- tjetrin, pra po flasim për një njohje de fakto po i themi, por mund t`iu them se de jure nuk ka qysh mos të ndodh në një moment, por për Kosovën e kemi thënë shpesh, gjëja më e rëndësishme në vetvete, nuk është njohja prej Serbisë, por njohja është njohja prej pesë vendeve hezituese të Unionit Evropian, integrimi në institucione ndërkombëtare dhe në NATO. Kjo është esenca, dhe kjo është arsyeja që unë mendoj se jemi në fazën që duhet të ketë pajtueshmëri dhe dakordancë”, vlerëson Ardian Gjini nga AAK-ja, raporton Gazeta Blic.