Florian Dushi ka rreth tre dekada i angazhuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose‘ tregon pozicionet që ka mbajtur deri tani në këtë subjekt politik.
Ai na tregoi se në vitin 2004 është propozuar drejtëpërdrejtë nga Presidenti Rugova për anëtar të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së.
“Eshtë angazhim i hershën i imi në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Fillimisht si aktivist si veprimtar pranë strukturave lokale të LDK-së këtu në Prishtinë, në degën e dytë të LDK-së ku kam pas fatin të bashkëpunoj me njerëz eminentë të asaj kohe të udhëheqjes së kësaj dege por që më tutje kam vazhduar duke qenë pjesë e strukturave organizative të LDK-së. Jemi marrë me gjithçka në periudhën e para-zgjedhjeve, me organizim të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që ishin në atë kohë, me shpërndarje të ndihmave, em pastrim terreni me kujdes për pjesën e shkollave ku organizohej mësimi.Në periudhën e luftës me përkujdesjen ndaj refugjatëve, ndihmat, strehimin e tyre. Në periudhën pas-luftës jemi marrë kryesisht me angazhime partiake sepse edhe LDK po profilizohej nga një Lëvizje gjithëkombëtare në Kosovë po profilizohej në një parti politike të mirfilltë.Kam qenë pjesë e Kryesisë së degës së dytë, pjesë e Forumit Rinor të LDK-së, anëtar i Këshillit të Përgjitshëm të LDK-së që nga viti 2004 kur jam propozuar nga presidenti Rugova drejtpërdrejtë si përfaqësues i rinisë së LDK-së. Më tutje edhe në Kryesinë e LDK-së, kam përfaqësu këtë parti për rreth 12 vite në KQZ, pra kam patur mjaft përgjegjësi brenda strukturave të LDK-së që kam edhe sot. Jam kryetar i degës së dytë të LDK-së, anëtar i Kryesisë Qëndrore”
Ai kujton një moment të veçantë me Presidentin Rugova, në pritjen e ndërrimit të mot-moteve në vitin 1999-2000.
Dushi na rrëfeu për dhuratën simbolike që morën nga Presidenti në mbyllje të asaj nate feste.
“Ne atë kohe kemi qenë jashtëzakonisht të ri dhe kemi patur takime të rralla me presidentin Rugova si Kryesi e Forumit Rinor ose si Kryetar degësh të Forumit Rinor dhe kemi patur rast të bisedojmë dhe bashkëbisedojmë për tema nga më të ndryshmet. Unë do të kujtoj një moment të veçantë me Presidentin Rugova, do të kujtoj kujdesin e tij për njerëzit e Kosovës, kujdesin e tij për veprimtarët e LDK-së, kujdesin e tij për të rinjtë. Në natën e vitit të ri në 99-2000, ne ftohemi kryetarët e degëve të Forumit Rinor në një pritje nga Presidenti Rugova, bisedojmë dhe bashkëbisedojmë për tema nga më të ndryshmet …..në dalje Presidenti Rugova të gjithëve na e jep nga një dhuratë, një qese në të cilën ishin nga dy dhurata dhe na tha se kjo është prindërit tuaj dhe i përshëndesi nga ana ime. Dmth ku ka qenë ai momenti më i veçantë” rrëfen Dushi për dokumentarin ‘Expose’.
Ndërsa për Kryetarin aktual të LDK-së dhe kandidatin për Kryeministër nga ky subjekt politik, Lumir Abdixhiku, tha se i njëjti i ka dhënë një frymë dhe energji të re partisë.
Dushi tha se ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ringritjen e LDK-së pas rezultatit së vitit 2021.
Ai tha se presin fitore me 9 shkurt por se personalisht nuk do t’a përkrahte asnjë koalicion me LVV-në.