• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Musliu-Shoshi: Kurti e Osmani dështuan pas sulmit terrorist në Banjskë

12/17/2023 21:38
nga:Gazeta Blic

Një deputete tjetër nga opozita, po vlerëson që pas rastit në Bajnskë, ku nodhi sulmi terrorist, ka dështuar kryeministri dhe presidentja që të shpërfaqin të vërtetën botës se çfarë ka ndodhur në Republikën tonë më 24 shtator, raporton Gazeta Blic.

Ariana Musliu- Shoshi, deputete nga PDK thotë se BE nuk do t’i largojë sanksionet ndaj Kosovës, nëse nuk veprojme si shtet në kryerjen e obligimeve.

“Fillimisht, sanksionet janë vënë si shkak i veprimeve të njëanshme të Republikës së Kosovës dhe deri më tani është deshtë që të merren hapa konkret nga diplomacia jonë, nga kryeministri, nga presidentja sidomos pas datës 24 shtator. Është dashur që të angazhohet diplomacia, të ketë agjendë specifike kryeministri bashkë me presidenten, në mënyrë që të sipërfaqet e vërteta se çfarë ka ndodhur në Republikën tonë”, thotë ajo për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

“Ka qenë një akt trerrorist i organizuar nga Serbia dhe ne jemi dëshmitarë që sot Evropa nuk e sanksionon Serbinë, mirëpo e sanksionon Republikën e Kosovës. Nuk e mendoj që është e drejtë, mirëpo shtetet e BE-së nuk do ta largojnë asnjë masë nëse ne si shtet nuk veprojmë”.

Sipas saj, BE i ka kushtet e qarta, ku Kosovës po i kërkohet zbatimi i marrëveshjes.

“Jemi dëshmitarë poashtu që në takimin e fundit që është mbajtë Samiti i BE-së, Kosovës i është kërkuar qartë, që të zbatojë marrëveshjen Kosovë – Serbi, pra të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët. Kërkohet që Kosova të merr veprime konkrete në zbatim të kësaj marrëveshje dhe të ketë koordinim të ngushtë shtetet e BE-së. Pra, të sillet konfort ligjeve ndërkombëtare dhe raporteve të cilat tanimë veçse janë të lënduara dhe duhet t’i rikrijoj kjo qeveri”.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?