“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.
Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.
Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.
https://gazetablic.com/babai-i-femijeve-te-mbytur-ne-grope-kjo-kompani-e-la-te-hapur-gropen-por-ska-drejtesi-video/
Expose në këtë dokumentar ka publikuar rrëfimin e babait të dy fëmijëve të vdekur në këtë gropë, Muhamet Mramori, i cili është shprehur i gatshëm që të zgjidh vetë rastin e fëmijëve të tij, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e tyre.
“Shiko unë fëmijë me humb nuk kam, unë jam duke i pritur këta qysh po vendosin, unë e di kush e ka lënë gropën këtu, unë i di të gjitha, po të shohim njëherë si do të vendos gjykata se unë fëmijë nuk kam me humb, por pse s’po dojnë këta me i hi kësaj punës nuk e di ose çfarë ndikimesh ka por rasti nuk është duke hecur hiq, por unë një send muna me thanë se një herë ua kam lanë në dorë shtetit me vendos, të shohim si vendoset, nëse më bëhet e padrejtë unë fëmijë me humb nuk kam, përgjegjësinë ka me marrë dikush, po të shohim çka po vendosin njëherë”, tha Mramori.
Më poshtë ju sjellim emisioin e plotë: