• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Molliqaj: Kurti do ta nënshkruaj Asociacionin, PSD është për ripërcaktim të kufijve

01/28/2022 21:14
nga:N M

Krejt në fund të emisionit “Blic Interview”, kreu i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur edhe për finalen e madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që është arritja e një marrëveshje mes dy palëve.

Sipas tij, kryeministri Kurti mund ta nënshkruaj marrëveshjen ku do të përfshihet edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, ai ka shtuar se partia që drejton është për shkëmbim territoresh, raporton Gazeta Blic.

“Do të ketë një epilog jo të drejt dhe as marrëveshje të qëndrueshme. Ne besojmë se Kosova po shkon drejt dy opsioneve që Kurti po i shtynë, njëra prej tyre është që të kemi një Status Qou, pra vazhdim të kësaj që kemi tash që për ne është regres dhe e dyta që për ne është më në horizonte se e para një marrëveshje të keqe jo përfundimtare e cila do të krijoj entitet politikë kulturor e ndoshta edhe ekonomik të serbëve në Kosovë. Të shpresosh se Albin Kurti nuk do ta bëjë këtë, është sikurse të shpresosh në baba dimër. PSD është për ri përcaktimin e kufijve që do të ndodhte, sepse ne besojmë në thelb se problemi është mes Kosovës dhe Serbisë, para se me qenë problemi mes serbëve të Kosovës dhe Kosovës”, tha ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”: