“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Zanati i Vdekjes”.
Kryeinspektori i Punës Agim Millaku, ka treguar për Expose se gjatë tre muajve të parë të këtij viti Inspektorati i Punës ka nisur një aksion të kontrollimit të vendpunimeve, ku në disa raste kanë përsëritur inspektimet për shkak të mangësive që kanë pasur punëdhënësit në raport me ligjin për siguri dhe shëndet në punë.
“Në këtë tre mujorin që shkoi kemi realizuar 826 inspektime të planifikuara, derisa 244 prej tyre janë përsëritur për shkak të mangësive që kanë pasur punëdhënësit në raport me ligjin, për të parë nëse janë eleminuar ato parregullësi të konstatuara nga Inspektorati. Ndërkaq një numër jo i vogël është i ankesave të paleve në këtë tre mujor, ku në total janë 578 ankesa të trajtuara, përveç të saj kemi pasur edhe një numër të konsiderushëm të inspektimeve të jashtëzakonshme, kemi një vdekje në vend të punës dhe janë 68 aksidente me lëndime të lehta dhe të rënda”, tha Millaku, raporton GazetaBlic.com
Por dukshëm i vogël është numri gjobave që ka shqiptuar Inspektorati i Punës për këtë përiudh, të cilat kanë për qëllim vetëdijesimin dhe parandalimin e aksidenteve apo rrezikimin e jetës në punë.
“Deri tani kemi 6 gjoba të shqiptuara, por edhe pjesa tjetër është në proces dhe mund të shqiptohen gjobat në vijim e sipër“, u shpreh Millaku.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: