• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Memli Krasniqi: Kurti u dorëzua para kriminelëve në veri, Vuçiq vendosi barrikadat për ta penguar marrëveshjen finale

12/24/2022 21:22
nga:N M

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti disa herë ka thënë se KFOR-i ka kërkaur nga Qeveria e Kosoëvs, një afat shtesë për largimin e barriakdave në veri, por që deri në këto momente nuk ka asnjë lëvizje për largimin e tyre, raporton Gazeta Blic.

Shefi i ekzekutivit kosovar po ashtu ka thënë gjatë një intervistë për mediat e huaja se do të ishte një verpim që do të shkaktonte pasoja të rënda, nëse isntitucionet e Kosovës do të ndërmerrnin ndonjë veprim për largimin e tyre.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë për “Blic Interview” me Astrit Gashin, se nëse barrikadat qëndrojnë gjatë, do të krijohet një realitet i ri në atë pjesë të Kosovës, duke pyetur Kurtin se kur do të largohen ato barrriakda qoftë nga KFOR-i, qoftë nga institucionet e Kosovës.

“Kryeministri nuk mund të shndërrohet në analist kur nuk i konvenon, e kryeministër kur i konvenon. Ai duhet të jetë gjithë kohën kryeministër ose gjithë kohën analist – kjo është analizë, atij nuk i takon të bëjë analiza, por të marrë veprime sepse mund të jetë e vërtetë ajo që thotë, por cila është alternativa, dorëzimi para kërcënimit të krimit. Ne po flasim që ata janë kriminel atje, tash çka dëshrion të bësh, t`i lësh ata kriminelë të vazhdojnë me të tregu se kur mund të ecësh e kur jo në atë pjesë apo dëshrion të marrësh veprime qoftë edhe me koston e të panjohurës. Unë prap po e them nuk e preferoj heqjen e tyre si opsion të parë nga institucionet e Kosovës, por nuk e shoh as opsion dorëzimin. Po barrikadat janë ende aty. Qeveria po thotë po presim edhe pak, po presim edhe pak, unë vetëm këtë pyetje kam sa është kjo pak? Para 10 dite e tha njëfar togfjalëshi interesant “KFOR ka kërkuar pak kohë që t`i heqin shumë shpejt barrikadat”. Sa është kjo pak kohë, në rregull jam me kohën por deri kur? Nëse hyjmë në festa pastaj deri te krishtlindjet ortodokse me barrikada, atëherë do të jetë normalitet i ri dhe druajë se do të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel”, thotë kryetari i PDK-së, raporton Gazeta Blic.

Sipas Krasniqit, do të ishte gabim katasftrofal nëse Albin Kurti do të negocionte në Bruksel për largimin e tyre.

“Me fol për barriakdat në Bruksel është një gabim katastrofal .. po shihet nëse nuk largohen barrikadat unë mendoj që kryeminsitri në asnjë mënyrë të mos flas për barrikada në Bruksel, duhet ta refuzoj. Kjo nuk është temë me të cilën duhet të ulet Vuçiqi për të folur për largimin e tyre, ndryshe është dorëzim total, është dorëzim përmes njohjes së fuqisë së tij. Unë besoj se Vuciqi i ka vendos barriakdat për ta penguar marrëveshjen”, thotë ai.