• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Më e keqja nuk ka ardhur” – Dokumentar për tensionet në Veri nga Expose

04/22/2022 20:22
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në Kanal10 dokumentarin për zhvillimet e fundit në Veri, të titulluar “Më e keqja nuk ka ardhur”.

Tensionet dhe sulmet e një pas njëshme ndaj zyrtarëve policor në afërsi të brezit kufitar me Serbinë, besohet se mund ta çojnë situatën e sigurisë drejtë përshkallëzimit të plotë.

E për të arritur deri në këtë shkallë, mendohet se shteti serb ka në plan disa skenare, përmes të cilave synohet destabilizimi i Kosovës.

Alarmi është ndezur edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 21 Prill aty është përcjellur sinjali për mundësitë e përahpjes së një konflikt të ri në Ballkan.

Por a mund të ndalet më e keqja, që ngjason me një bombë të kurdisur nga një shtet tinëzar si Serbia?