“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 një emision mbi efektet e luftës në Ukrainë, në tregun kosovar.
Bazuar në vlerësimet e akterëve të këtij emisioni, pasojat e luftës në Ukrainë, në ekonominë e vendit besohet se do të jenë më të mëdha në javët dhe muajt pasues.
“Shqetësimi kryesor që mund të pasojë në vazhdim, efekti zingjiror që mund të jetë me çmimin e naftës. Po thuajse që të gjitha qeveritë e kanë problem me administru këtë situatë, megjithëse qeveria Kurti e ka marrë një vendim për me kufizu mazhen e fitimit ne naftë”, deklaroi për Expose Armend Muja, deputet nga radhët e VV-së.
“Ne dëshirojmë që lufta të ndërpritet sa më shpejtë, por edhe nëse nesër ndalet lufta për ne tani tregu është çrregulluar, dhe do duhet kohë për stabilizim të tregut derisa i tërë sistemi të hy në binar të rregullt”, tha për Expose Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së.
“Unë mendoj se furnizim do të ketë, por që çmimet do të ngriten dhe këtu duhet të veproj qeveria dhe jo të ndërhy në tregun e lirë por qeveria duhet ta bëjë me të mirën për qytetarët e Kosovës”, u shpreh për Expose Pal Lekaj, deputet nga radhët e AAK-së.
Kriza ekonomike besohet se do ti prek edhe ata që e mbajnë gjallë Kosovën, mërgimtarët, të cilët supozohet se gjatë këtij viti do të dërgojnë dukshëm më pak remitanca.
“Unë besoj se kjo është luftë shumë e gjatë dhe në vitin e ardhshëm nuk do të ketë ndryshime për sa i përket prioriteteve, do të kemi krizë për vende të punës, ekonomia evropiane është duke shkuar drejtë një stagflacionit, ai është i tmerrshëm nuk kemi pasur një kohë të gjatë një gjë të tillë e cila ka të bëjë me mungesë të vendeve të punës dhe kombinohet me recension. Kjo do të reflektohet edhe tek mergata, shumë nga mërgata do të humbin vendet e punës, kursime do të ketë më të mëdha dhe dërgesa më të vogla”, tha për Expose Emanuel Bajra, ekspert financiar.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: