• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Matoshi: Qeveria Kurti është për keqardhje

05/27/2024 21:26
nga:G C

Një ish- ministër i Infrastrukturës po vlerëson se Qeveria Kurti është për keqardhje.

Fatmir Matoshi ka theksuar për “Expose” se për tri vjet të kësaj qeverie ka pasur stagnim. Ai shton se përgjatë këtyre tri viteve, nuk ka pasur asnjë projekt të ri.

“Është për keqardhje kjo, jo se nuk e duam ne por as qytetarët dhe askush këtë stagnim që e patëm për 3 vite qeverisje. Nuk e kemi një projekt të vetëm që e kemi të përfunduar nga qeveria, qoftë i qeverive të kaluara, qoftë si projekt i ri. Ne i kuptojmë arsyetimet e tyre që projektet s’kanë qenë të hartuara mirë, që kanë pasur probleme të shpronësimeve, nëse të gjitha këto i mirëkuptojmë, të themi se vërtetë paskan ekzistuar, atëherë pse nuk e kemi një ndryshim të një projekti apo pse nuk e kemi të faktuar të paktën një shkelje, qoftë në hartim të projekteve të infrastrukturës, qoftë në implementim të tyre dhe për më keq, pse nuk e kemi një projekt të vetëm të cilin kjo qeveri ka mundur ta fillojë kur ka nisur qeveria Kurti 1 e pastaj kur ka ardhur Kurti 2, një projekt të tyre që do të ishte i dizajnuar nga ta, e të cilin do ta kryenin vetë”, tha ai.

“Është për keqardhje. Për keqardhje janë edhe arsyetimet e tyre. Nëse shkojmë të rruga për Gjilan, vetëm te kjo të ndalemi, aty ende s’ka filluar puna për t’u ndërtuar një urë 15 metra që duhet dhe arsyetimi ishte shumë banal, për shkak të nivelit të ujit, kjo do të thotë se po presin që të thahet Liqeni i Badocit që të ndërtohet ura”, shtoi tutje.