“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar dokumentarin e titulluar “Krejt dhe drejt dialogut”.
Në këtë dokumentar është paraqitur ndryshimi i qëndrimeve të Kryeministrit Albin Kurti, karshi dialogut me Serbinë.
E për këtë opozita tani po e akuzon për mashtrim ndaj qytetarëve.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Mergim Lushtaku, në një prononcim për Expose e ka quajtur mashtrues Kryeministrin Kurti.
“Ndryshimi në këtë fazë tregon shumë se çfarë e ka fshehur për vite me radhë Kurtin si lider opozitar dhe e ka treguar fytyrën e vërtetë në karrigen e Kryeministrin. Çdo fjalë në opozitë e ka pasur për të marrë postin e Kryeministrin dhe privilegjet që i ka, por fatkeqësisht nuk po shoh asnjë përparim dhe sigurisht që çdo negocim për çështje tjera përveç njohjes reciproke nuk shoh përparim”, tha Lushtaku.
Më poshtë ju sjellim dokumentarin e plotë: