• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Limaj: Kurti po na kthen në dialog teknik, kjo është e dëmshme për Kosovën

06/25/2021 20:52
nga:Y I

Kryetari i  Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në ‘Blic Interviews me Astrit Gashin’  ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe se si po udhëhiqet deri tani nga kryeministri Kurti.

Limaj ka kritikuar një prej pikave të cilat Kurti e ka paraqitur në Bruksel siç është ajo për “Marrëveshjen e Paqes”

Ai tha se më e rëndësishme është hapja e arkivave dhe procezerbaleve për ditur gjithçka mbi fatin e të pagjeturve.

“Për mua është e rëndësishme hapja e arkivave. Ne na duhet të hapen arkivat, procezerbalet. Arkivat duhet të hapen dhe dihen përgjegjësit. Pika më skandaloze është pika për “Marrëveshjen e Paqes” s’di me kënd është konsultu për këtë pikë. Serbia është largu dhunshëm nga Kosova dhe është një Marrëveshje e Kumanovës. Eshtë dasht të insistohet vetëm për dialog për njohje. Kurti po na kthen në një dialog teknik dhe është e dëmshme për vendin tonë.” tha Limaj.

Limaj tha se nëse kUrti ndryshon qëndrim mundet të ektë sukses pasi po qeveris me një shumicë prej 50%.

“Tani duhet të kryhet marrëveshja me Serbinë. Më herët ka pas shumë partnerë dhe përplasje, tani ai është vetëm dhe e ka mundësinë. Nëse ai vazhdon me idenë se me të fillon çdo gjë ka me pas shumë problem, nëse ndryshon qëndrim , ka me pas sukses” deklaroi Limaj. /Gazeta Blic/