• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Limaj flet për veturën e Komandant Kumanovës- E drejtoi deri në vdekje, një të tillë e kishte edhe në Zvicer!

05/31/2024 21:37
nga:Y I

Kryetari i Nisma Socialdemokrate njëherësh ish-komandat i UÇK-së, Fatmir Limaj, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai vjen në një rrëfim ndryshe nga Kleçka për luftën dhe disa nga momentet kryesore që e ka shënjuar atë.

Limaj ndalet dhe tregon detaje më të hollësishme rreth veturës që ka përdorur në luftë Komandant Kumanova.

“Kjo është një nga ato veturat që në kohën e luftës drejtuesit dhe ushtarët e UÇK-së i kanë përdorur. Ismeti, Komandant Kumanova, e ka përdor këtë veturë në një terren shumë të papërshatshëm, në komunikimin dhe lëvizjet e ushtarëve dhe vet atij nëpër pika të ndryshme gjatë gjithë luftës. Simbolika e kësaj është interesant se të njëjti tip i veturës e ka patur dhe në Zvicer dhe atje kemi qarkulluar dhe lëvizur në atë kohë në promovimin e Ushtrisë Çlitimtare, po flas për vitin 1997, dhe ka qenë i njëjti tip i veturës. Kur kemi ardhur këtu njerzit kanë dhënë si dhurata, mbështetje logjistike ushatrëve të UÇK-së që me pas sa më të lehtë komunikimin dhe kryerjen e detyrave. Kumanova ka drejtuar këtë veturë deri në vdekje dhe kjo është e ruajtur nga ushtarët dhe familjarët në këto gryka dhe pas luftës djemtë e UÇK-së, të Brigadas, e kanë sjellë këtu për t’a ruajtur si simbolikë që Komandant, Ismet Jashari, një burrë i jashtëzakonshëm, si simbolikë e asaj që ky ka qarkulluar dhe lëvizur me këtë veturë dhe për t’iu treguar gjeneratave të reja me çfarë mundësish kemi vepruar, cilat kanë qenë mundësitë tona të veprimit, lëvizjes dhe të angazhimit të asaj kohe. Siç e shihni ka shumë plumba kjo veturë sepse ka përjetuar shumë ofenziva por mrekullia e zotit ka desh me u rujt dhe mos me u djeg dhe tani është këtu që ekspozohet për gjenerata të ndryshme kur vijnë dhe e vizitojnë këtë Kompleks” tha Limaj në Blic Interview raporton Gazeta Blic.