• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Latifi: Jam pjesë e garës së 9 shkurtit pasi Rahoveci ka nevojë për përfaqësim dinjitoz në institucionet e Republikës

01/11/2025 19:51
nga:Y I

Smajl Latifi, është kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit me numër 16.

Latifi në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ tha se i ka hyrë garës pasi Rahoveci ka nevojë për përfaqësim dinjitoz në institucionet e Republikës.

Ai deklaroi se janë thellësisht të pakënaqur me mbështetjen e Qeverisë për kete komunë.

“Pëkundër faktit që unë kam qenë deputet i Kosovës në legjislaturën e parë si deputet i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, pra 3 vite, tri mandate si kryetar i komunës së Rahovecit dhe tani jam kandidat serioz për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E pse kandidoj ?…Rahoveci ka nevojë për përfaqësim dnjitoz në Institucionet e Republikës, në parlament dhe qeveri. Rahoveci ka nevojë për zë të artikuluar, serioz në parlament. Rahoveci ka nevojë për t’a rritur fuqinë politike në mënyrë që të merr më shumë përkrahje nga institucuionet qëndrore të Republikës. Eshtë komunë jashtëzakonisht e dëmtuar në luftë, ka 10 masakra masive të cilat kanë ndodhur në komunën tonë kaq e vogël, ekonomia pothuajse tërësisht ka qenë e rrënuar, e dëmtuar nga forcat pushtuese serbe”

“Eshte ringjall jeta dhe qytetarët tanë vazhdojnë të punojnë. Dhe keta qytetarë, keta njerëz të mirë, keta bujq të mire kane nevojë për më shume perkrahje që nuk e kane marrë as ne keto vitet e fundit te qeverisjes Kurti. Unë kandidoj që te jap impulse të reja, të jap fuqi, t’i jap dinjitet dhe t’i jap përkrahje direkte Rahovecit dhe komunës së Rahovecit” tha Latifi për dokumentarin “Exopose” raporton “Gazeta Blic”.

Intervista e plotë: