• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

LAJMI I FUNDIT: Ky është qëndrimi i LDK-së për draft statutin e Asociacionit që Kurti e ka pranuar

11/03/2023 22:05
nga:G C

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për mos-ndëshikimin e Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ku fajtor e sheh Qeverinë e Kosovës.

Ai zbuloi edhe detaje se çfarë i ka thënë LDK-ja sa ishin bashkë në Qeveri.

“Kjo tregon sa të papjekur politikisht janë, pas një situate konflikti me potencial lufte pritet që të ulet e të bisedohet. Serbia nuk po ndëshkohet sepse Qeveria e Kosovës e ka qitur Kosovën nën sanksione dhe jo Serbinë, duke u sjell si pala planë prishëse. Ne çka kemi kërkuar është që kryeministri Kurti të mos largohet nga bisedimet. Mos u largo nga tavolina sepse Serbia nuk dëshiron marrëveshje”, tha Gashi.

“Serbia nuk e ka dashtë kurrë Asociacionin, nuk i ka dërguar anëtarët e vet në ekipin menaxhues për Asociacionin. Serbia ka dashtë veç me mbajt peng Kosovën, këtë ia kemi thënë në vazhdimësi kryeministrit kur kemi qenë bashkë në Qeveri: “Shko në ëashington, shko në bisedime e refuzo, e ke përkrahjen e plotë”, shtoi ai.

Por, a do ta mbështesë LDK-ja draft-statutin e Asociacionit të pesëshës diplomatike që e ka pranuar edhe Kurti?

“Qendrimi zyrtar i LDK-së është që Kosova ta bëjë vetë statutin e Asociacionit mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetutese. Duke kërkuar që ta maskojë atë punë, Kurti ka kërkuar që t’ia ndërrojë emrin, të ia bëjë vetmenaxhim, e vetmenaxhimi po i del vetautonomi ku është shumë e rrezikshme sepse ka hyrë në cikilin e vetbllokimit dhe vetshantazhit. Nuk mundem me thënë se nuk e dimë se çfarë ka aty, nuk mund të japim një qendrim për një dokument që nuk e dimë përmbajtjen. Nëse dokumenti është mbi parimet e vendosura nga opinioni i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, normalisht që ne duhet ta përkrahim”, tha Arben Gashi në Blic Interview.