• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kuçi: Kam pritur që Serbia do të ndëshkohet pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë

10/29/2023 12:04
nga:Sh R

Profesori Hajredin Kuçi, njëherit edhe ish kryeministër i Kosovës, i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashi, ka folur pas takimeve të së enjtes në Bruksel, ku thotë se ndërhyrja e Serbisë ka qenë e vrazhdë, shkruan Gazeta Blic.

Qeveritë asnjëherë nuk kanë thanë që kemi integru veriun dhe mendoj kanë qenë disa arsye. E para, duhet ta pranojmë që nuk kemi pas forcë detyruese por edhe jo forcë atraktive për veriun, dhe e dyta duhet ta pranojmë që ndërhyrja e Serbisë ka qenë e vrazhdë dhe vetfakti që Serbia ka ndërhy në mënyrë të vrazhdë duke stimuluar atë pjesë ka krijuar një hendek mes neve dhe pjesës serbe në atë pjesë. Dhe e treta faktori ndërkombëtar në atë pjesë nuk ka qenë shumë i vendosur që ta integrojë atë pjesë në mënyrë të njejtë. Nëse Kosova bëhet anëtare e NATO-së, do të ishtë në OKB, në Union Evropian mendoj që ajo pjesë dhe Serbia do të bindej që ata nuk kanë ku të shkojnë. Në momentin që t’i e lë derën qelë pastaj keqpërdorimi është i lartë, dhe integrimi i plotë ka pasur tendeca por asnjëherë nuk ka ndodhur deri më sot”, tha Kuçi.

Ai thotë se procesi i dialogut me atë të 24 shtatorit nuk ndryshoi shumë në raport me partnerët ndërkombëtarë, ku kjo është pak shqetësuese.

U dhanë disa shenja që po bëhet një lëvizje pozitive edhe mendoj që edhe zoti Konjufca edhe Kurti e dhanë një shenjë bile zoti Konjufca ishte më i avancuar. Besoj që ishte përballja e parë me opinionin pubik për fanatikët dhe për qytetarët. Dhe në anën tjetër, procesi i dialogut më 24 shtatorin nuk ndryshoj shumë në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe kjo për mua pak shqetësuese. Unë mendoj që të tjerët i bëjnë telashet dhe diplomatët i zgjedhin, nuk janë ata që krijojnë telashe kështu që unë mendoj që ata duhet të jenë të fundit që krijojnë qëndrime të tilla, megjithatë i shprehin mendimet e qeverisë”, shtoi ai për “Blic Interview”.

Kuçi për incidentin i cili ndodhi në veri të vendit thotë se ishte i orkestruar nga Qeveria e Serbisë, ku nga Serbia kishin mbëshetje politike. Kuçi thotë se ata kanë qenë terrorist të një qëllimi politik dhe janë njerëz të orkestruar nga Serbia.

Kam pritur që bashkësia ndërkombëtare do ta merr një masë ndëshkuese ndaj Qeverisë së Serbisë, është një stimulim për banditët atje dhe në veçanti për qeverinë e Serbisë, unë e di që simetria ka levizë në kohën e krizës Ukrainë- Rusi, fatkeqësisht ka lëvizë në të mirë të Serbisë, por ajo duhet të bindet që shumë vështirë është që ta bindin Serbinë që mos të bëhet me Rusinë. Unë mendoj që duhet ta detyrojnë dhe detyrimi duhet të ketë një shkëputje jo vetëm në kuptimin politik, jo vetëm në kuptimin formal me ndonjë rezulutë në OKB që mund ta votoj ose të abstenojë por mendoj në kuptimin e veprimeve praktike” theksoi ai.

“Çka dilema bashkësia ndërkombëtare që nuk po e ndëshkon qeverinë e Serbisë, cilat janë ato hendeqet që ata po presin ende verifikim, ende ndonjë vlerësim që nuk po e marrin vendimin. Nuk ka dilema që duhet të jetë një veprimi i tillë, e patë që në negociata qasja ishte njësoj, që Serbia shkoi pa sanksione dhe Kosova mund të themi me sanksione. Serbia ta ketë përgjegjësinë politike dhe përgjegjësinë penale ata kryesit ta kenë, jo vetëm qeveria por qeveria e Serbisë nuk mund të ikë. Në momentin që qeveria shkon atje e panjëllosur ceshtjen e dialogut po e fillon si para 24 shtatorit dhe unë mendoj që kjo nuk është e drejtë. E dyta përfundimi i dialogut nuk guxon me përfundu njësoj nuk duhet të jetë vlerësimi njësoj si për ne si për Serbinë, ne jemi të interesuar për paqe, për zgjedhje të marrëveshjeve, ne jemi ata që dojm me i rregullu marrëveshjet edhe për serbët lokal edhe në raport me serbinë ne jemi ata që dojme me hy në Union Evropian. Serbisë i konvenon, Serbia përmes dialogut po provon me kthy në kohën e Ahtissarit, ka provu me kthy atë që ka humbur në 99 tash në kohën e dialogut po provon me kthy atë që e ka humb me 17 shkurt 2008”, u shpreh ai.

Kuçi thotë se ne jemi viktimë përballë Serbisë dhe se nuk është turp që ti themi botës që ne jemi viktima, ne duhet ta bindim faktorin ndërkombëtarë për reagimin ndaj Serbisë.

Mendoj që në dy gjëra duhet të jemi të kujdesshëm dhe mendoj që s’kemi qenë asnjëri, e para ne jemi viktimë përballë Serbisë, dhe nuk është turp ti themi botës që në jemi viktima, e dyta duhet ta bindim faktorin ndërkombëtarë për reagimin ndaj Serbisë” tha ai.

Ai thotë se duhet të kemi një raport të përbashkët me institucionet ndërkombëtare si KFORI dhe EULEX-in, një raport që e gjith bota do ti besonte dhe do ta detyronte botën që të reagojë ndaj Serbisë