• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryeziu: Në disa procese, shoqëria civile, është dashur të jetë më aktive!

05/31/2025 15:08
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrin Gashin është drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu.

Kryeziu foli më gjerësisht për aktivitet e shoqërisë civile.

Ai potencoi se në disa procese, shoqëria civile, është dashur të jetë më aktive.

“Veprimtaria në shoqërinë civile ose hapësira ku ti e ndërpren aktivizmin tënd në shoqërinë civile, është politika dhe institucionet. Unë besoj se një pjesë e shoqërisë civile ose disa individë nga shoqëria civile kanë gjetur mënyrën edhe rrugën përmes institucioneve ose angazhimit në parti politike për të dhënë kontributin e tyre. E dyta çfarë ka ndodhur është se shoqëria civile ka kauzat e veta të cilta ka qenë e përfshirë si në trajtimin e rasteve korruptive dhe keq-qeverisjes por shoqëria civile nuk është e angazhuar për ndryshim të pushteteve. Eshtë e angazhuar për mirëmbajtjen e përgjegjësisë dhe jo ndryshimin e pushteteve. Cfarë ka ndodhur më herët, mendoj që i ka ndihmuar aktivizmit të shoqërisë civile ka qenë një opozitë e fortë e orientuar nga Vetëvendosja në çështje të caktuara. Derisa tani kemi patur një opozitë jo-funksionale në kuptimin e ngritje së kauzave edhe mbështetjes së veprimtarive ndaj kësaj Qeverie”

“Partitë politike opozitare, para një viti, takuan grupe të mëdha të organizatave jo-qeveritare, kur u diskutua për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme por nga planet edhe premtimet edhe nga idetë e tyre që u prezantuan, ata harruan pas atyre takimeve dhe vazhduan të jenë komod në rolin dhe aktivitetet e tyre. Shoqëria civile nuk është vendimarrëse dhe hapësira ku ti mundesh me e gjet kur qytetarët janë të orientuar, politizuar dhe të ngjitur prapa partive politike si besimtarë, atëherë ti e ke shumë më të vështirë të mobilizosh qytetarë dhe të jesh aktivë në disa procese që mendoj unë është dashur të jemi shumë më aktiv’ tha Kryeziu në ‘Blic Interview’ raporton “Gazeta Blic”.