• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kryetari i PDK-së: Asnjë dokument që s`e ka njohjen, të mos nënshkruhet

12/24/2022 21:32
nga:N M

Kosova dhe Serbia tashmë kanë dorëzuar vërejtet e tyre për propozimin franko – gjerman të versionit të parë. Sipas kryetarit të PDK-së, Memli Krasbiqi në propozimin e parë nuk parashihej njohja reciproke mes dy vendeve, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kryeministri Kurti apo kushdo qoftë nuk duhet ta nënshkruaj një dokument të tillë në kuadër të marrëveshjes finale.

Krasniqi në “Blic Interview” me Astrit Gashi, thotë se kryeministri duhet t`i bind partnerët ndërkombëtarë se njohje duhet të ketë në fund.

“Jo vetëm që nuk na pëlqen kjo, por nuk mendoj që është e pranueshme marrëveshja pa njohje, sespe krejt ky proces i dialogut që është më shumë se një dekadë ka pasur këtë qëllim- njohjen. Marrëveshjet 2013 , 2015 nuk kanë qenë finale, ishin paraprijëse të marrëveshjes finale ligjërisht obligtative me njohje të ndërsjell. Ta zëmë Acoaciacioni i Komunave ka qenë i paraparë, por si pjesë e pakos ka qenë njëfar si balance, si shpërblim për njohe të ndërsjell. Anëtarësimi në OKB s`është në tavolinë fare … para 3-4 viteve kemi folur si të anëtarësohet Kosova në OKB, sot as temë nuk është, temë nuk është as njohja e ndërsjell dhe e shoh këtë si problem goxha të madh, sespe i bie se e krijojmë një status quo të ri, që e zëvëndëson këtë status quo. Po tëhiqemi në mënyrë të papërgjegjshme prej qëllimit finale, që është përfundimi me Serbinë i konfliktit dhe ta kemi njohjen e ndërsjell”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi vlerëson se nëse në marrëveshjen finale nuk parashihet njohja nga Serbia, atëherë do t’i lëmë telashe gjeneratave të ardhshme.

”I bie që po ia lëmë gjeneratës së ardhshme një telashe duke shpresuar që ata e kryjnë dhe kjo është papërgjegjësi politike, në kuptimin tjetër mendoj se është shumë sfiduese për të ardhmen e Kosovës, sepse nuk besoj se kjo e dekurajonë Serbinë prej tërhejqes së tyre dhe ambicieve që kanë ndaj Kosovës. Unë besoj se është momenti ta kemi një vij të qartë poltike që njohja e ndërsjell gjithsesi të jetë pjesë e marrëveshjes. Nëse ka hapësirë të kërkohet kohë ta dimë çfarë kohe, po e zëmë si shembull kjo është marrëveshje bazike, këtu nuk flitet as për njohjes as për asociacion, këtu flitet për do parime, për do vlera dhe kur ka vlera është më lehtë e paranueshme, dikujt i bien tamam, palës tjetër poashtu dhe asnjërës palë nuk i bjen mirë tamam. Problemi është e nuk ka garancion kohor për njohje të ndërsjell”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.