Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, në një intervistë dhënë për dokumentarin “Expose” tha se nuk kanë patur asnjë lloj përkrahje nga Qeveria si komunë madje kanë patur edhe pengesa në projekte e tyre.
I pari i Lipjanit tha se për katër vite vetëm një project e kanë pare nga Qeveria dhe ai projekt është i dëmshëm…. projekti i deponisë së mbeturina në ‘Kodrën e Kërçevës’.
“Ne nuk kemi patur asnjë lloj përkrahje nga ekzekutivi. Fatkeqësisht ky penalizim ose ky përjashtim ose këto sanskione që merren ndaj x komunave të caktuar se nuk i takojnë ideologjisë së njëjtë të pushtetit, në këtë rast të qeverisjes është e dëmshme dhe është një segregacion i padrejtë dhe i qëllimshëm. Përveç që s’kemi pas mbështetje, kemi pas pengesa të mëdha. Shumicën e projekteve që i kemi pas në vazhdim me sipër me memorandumet e mëhershme janë ndërprerë siç është rruga prej Rubovcit deri në Lipjan ose siç është rruga tjetër që shkon për Rus të vjetër, rruga ‘Marie Shllaku’ atje dhe shumë projekte të tjera që janë ndërprerë si memorandum për të mos u zbatuar. Në anën tjetër ka edhe projekte që do të duhej vetë Qeveria me I zbatu të cilat po i zhagit qëllimshëm si duket siç është rruga prej QMI deri në Lipjan të cilët qytetarët e dine edhe e shohin se sa vite është në gjendjen e tillë. Kemi shkollën “Adem Gllavica” që ka fillu që 7 vite, në katër vite të kësaj qeverisje nuk e kanë përfundu dhe për më keq edhe tri vite të tjera e kanë akomodu në buxhet në kornizën e ardhshme buxhetore që të mos e përfundojnë. Praktikisht nuk e kemi pas ndihmën e Qeverisë përkundrazi vetëm një project e kemi nga Qeveria, por k y project është shumë I dëmshëm për Lipjanin… projekti i deponisë së mbeturina në ‘Kodrën e Kërçevës’. Tashmë ka një vendim të aprovuar dhe nëshkruar nga ky Kryeministër që të zhvendoset deponia e mirazhit në ‘kodrën e Kërçevës’. Vendimi është marrë. Ne e kemi apelu këtë vendim në Gjykatë dhe t’a shohim se si do të përfundojë procedura gjyqësore.
“Natyrisht që do të ketë edhe reagime, unë e di që po mbledhet një peticion I nënshkrimeve nga qytetarët e asaj zone. Personalisht kam reagu disa here edhe në Asamble edhe kudo ku kam patur mundësi, kam bisedu edhe në Ministri dhe unë derisa kam këtë mandate dhe jam në pozicion të kryetarit të Lipjanit me asnjë kusht dhe asnjë rrethanë nuk do të pajtohem dhe nuk do të lejoj me ndodh kjo deponi” tha Ahmeti për dokumentarin “Expose”.
Ahmeti tha se ashtu si në të gjithë Kosovën, edhe në komunën e Lipjanit kemi largime të shumta të qytetarëve jashtë vendit.
Ai tha se jo vetëm të papunët po largohen por edhe të punësuarit gjithashtu edhe biznset, dhe krejt kjo sipas Ahmetit ,vjen si pasojë e ambinetit politik të krijuar në Kosovë nga Qeveria aktuale.
“Natyrisht që edhe Lipjani nuk është inddiferent nga gjithë ky ambient që është në Kosovë. Jo vetëm të papunët por edhe të punësuarit po largohem…madje edhe bizneset kanë filluar të shmangen dhe të ikin nga vendi ynë, të ndërtojnë bizneset e tyre qoftë në Maqedoni apo Gjermani, Zvicer apo shtetet e tjera. Krejt kjo për pasojë të një ambienti politik në Kosovë I cili po kultivohet fatkeqësisht nga kjo Qeveri. Kur një Kryeministër çdo të dytën ditë apo javë flet për luftën, armatimin flet për ambient acarues pol8itik në marrëdhëniet ndërkombëtare në raport me të gjitha shtetet fqinje, natyrisht nuk ka stabilitet politik dhe nuk ka investime as nga jashtë. Kur një shtet ështën nën sanksione atëherë nuk pritet që me pas investime por pritet natyrsisht me vazhdu migrimi” tha Ahmeti për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.