• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Krstiç: Vuçiq është më shumë pro amerikan, sesa pro rus!

02/11/2023 21:21
nga:N M

Për herë të parë në “BlicInterew”, Branislav Krstiç, gazetar e analist politim ka përmendur edhe raportet Serbi – Rusi, ku ka thënë se Serbia brenda 30 ditësh do t`i vë sanksione Rusisë, raporton Gazeta Blic.

Sipas gazetarit serb Krstiç, këtu do të përfitojë Serbia në raport me Kosovën, se do të shihet krejt një Serbi ndryshe në sytë e ndërkombëtarëve.

“Vuçiqi ka ardhur në pushtet si dëshirë e disa grupeve të interesit euro atlantik, e ku në atë grup është edhe SHBA. Ne e dimë sot, ambasadori Hill, dikur ka mbështetur krijimin e partisë së Vuçiqit në Beograd, ne dimë që ai u kthye në Serbi sërish, se e ka një mik serioz në Ballkan ( Vuçiqin), që do të thotë se Vuçiqi është më shumë pro amerikane sesa pro rus. Në këtë lojën e tij për t`u ulur në dy karrigat është mjeshtri e tij. Për 30 ditë Serbia do të vendos sanksione ndaj Rusisë dhe në atë moment Serbia fiton në sytë e SHBA dhe BE, pra edhe një përparësi më tepër në raport me Kosovën. Serbia nuk i ka vendos sanksione Rusisë, po pret momentin… në 30 ditët e ardhshme edhe Serbia do t`i vendos sanksione që të përfitoj një joker më të madh në luftë kundër Kurtit dhe jo kundër shtetit të Kosovës, Vuciq ka mësuar dhe ka dëgjuar shumë amerikanët e këshilloj Kurtin ta bëjë një gjë të tillë”, thotë ai.