Duke e kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për mostransparencë, kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj tha në BlicInterview me Astrit Gashin se kryeministri tani ka ardhur në një situatë tejet të cuditshme, dhe se për këtë arsye ai është tërhequr nga qëdrimi asociacioni para marrëveshjes, me qëllim që të krijojë përshtypjen se ka nxjerrë diçka.
“Me kriju komoditetin se nuk e bëra Asociacionin para marrëveshjes por brenda 10 parimeve. Dhe cka ka në ato dhjetë parime, cdo gjë, përveç njohjes së Kosovës. Plani implementues është bishti i marrëveshjes, koka është ajo që pajtohen të hënën me dhjetë pikat. Me marrëveshje, me planin franko-gjerman, nga i cili derivon procesi i implementimit të të gjitha atyre pikave. Ky njeri e ka degraduar këtë procesi dhe kemi ardhur në situatën ku jemi sot”, tha Limaj.
Ai më tutje se Kurti ka krijuar situaten që të përmblidhet një marrëveshje, të cilën nuk ka më mundësi as me e negociuar.
“Ky është ndëshkimi që po e merr Kryeministri Albin Kurti për sjelljen e tij të një axhamie politik në dy vitet e fundit. Sjellja e tij e papërgjegjshme, kryeneçe, arrogante, moskoordinuese gjatë dy viteve të fundit, e ka pru me pas një ndëshkim.Këtë më tepër e shoh si ndëshkim ndaj politikave të këtij njeriu”, tha Limaj, shkruan GazetaBlic.
Kreu i NISMA e cilësoi si dështim politikën e Kurtit, duke nënvizuar se a ka bërë gabim fatal kur nuk e ka vazhduar dialogun, duke thënë se përmbyllja e dialogut ka qenë një nga parimet e pranuara nga ndërkombëtarët.
“Nga përfaqësuesit ndërkombëtare kanë qenë të pranuara tri parime, e para parimi nuk jemi pajtuar për asgjë, nëse nuk jemi pajtuar për të gjitha, ka qenë i instaluar nga faktori ndërkombëtar dhe i pranuar nga dy palët. E dyta, marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim, ne qendër njohjen. Të gjithë kanë mbështetur këto parime. Zoti Kurti është dashur të insistojë për marrëveshje finale dhe jo me u kthy dhe me hap pakon e marrëveshjeve një nga një, sic ishin tabelat, letërnjoftimet, u kthy e hapi komplet dialogun teknik”, tha Limaj, shkruan Gazeta Blic.