• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Kosova duhet urgjentisht ta zgjidhë krizën në tavolinën e bisedimeve, s’dihet çfarë ndodh pas zgjedhjeve në SHBA”

12/16/2023 15:34
nga:Y I

Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë njëherësh shkrimtar, Ben Blushi, foli më gjerësisht në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Veri të Kosovës.

Ai tha se bisedimet po dështojnë dhe se ky konflikt nuk po zgjidhet dot me bisedime.

“Konflikti në Veri të Kosovës nuk po zgjidhet dot me bisedime, bisedimet po dështojnë. Cdo raund bisedimesh ka dështuar të paktën në 10 vitet e fundit. Nga një raund bisedimesh në tjetrin ngjan gjithmonë një krizë. Kosova dhe Shqipëria duke qenë vende të vogla, edhe Serbia është një vend relativisht i vogël, ndikohen nga planetet e mëdhenjt”

“Kur Amerika ishte në pozicion të favorshëm, Kosova u çlirua, ish-Jugusllavia u shpërbë. Nëse Rusia forcohet, siç po ndodh me Ukrainën, pasi kanë kriju aleancë shumë të fortë Rusi, Kinë, Brazil, Indi etj,..Amerika ndryshon pozicion dhe nuk ndihmon dot” tha Blushi.

Gazetari Gashi e ka pyetur Blushin se si po e sheh pozicionin e Shqipërisë në konfliktin Kosovë-Serbi.

“Shqipëria nuk ka ndonjë rol shumë të madh përveç si një anëtare e NATO-s, ka preferuar gjithmonë të jetë në pozicion ndihmës ndaj Kosovës duke i thënë Komunitetit Ndërkombëtar që unë kam mundësi të ndikoj atje. Për momentin kjo gjë është e pamundur sepse Qeveria e Kosovës i’a ka mbyll derën Qeverisë së Shqipërisë, nuk ia pranon ndikimin e saj. Por këto janë gjëra që ndryshojnë shpejt besoj dhe nuk ka për të vazhduar kjo ‘luftë e ftohtë’ mes Shqipërisë  dhe Kosovës”

Ai tutje u shpreh se Kosova duhet urgjentisht ta zgjidhë krizën në tavolinën e bisedimeve.

“I vetmi opsion për zgjedhje mos Kosovës dhe Serbisë është tavolina e bisedimeve.Mendoj se Kosova ka arsye urgjente për ta zgjidhur krizën në tavolinë sepse humbja e Kosovës do të jetë keq për Kosovën dhe mund të jetë mirë për kundërshtarët e saj. Sepse nuk e dimë se çfarë ndodh pas zgjedhjeve në Amerikë ” tha Blushi në Blic Interview raporton Gazeta Blic.