• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Komuna e Prishtinës e gatshme për të implementuar projektin për ndalimin e qarkullimit të veturave

12/11/2022 21:54
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte dokumentarin “Vrasësi i Padukshëm” në Kanal10.

Në këtë dokumentar janë pasqyruar disa matje që së fundmi janë bërë për cilësinë e ajrit, i cili është shndërruar në vrasës si pasojë e ndotjes së lartë, që shkaktojnë automjetet nga emetimi i gazrave, mbi nivelin e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në rrugët ku frekuentimi i automjeteve është më i madh, edhe rreziku që i kanoset shëndetit është më i lartë.

Për këtë arsyje, nga Komuna e Prishtinës, janë shprehur të gatshëm për të implementuar projektin e ndalimit të automjeteve në zonën me emitim të ulët të gazrave.

“Nuk ka masë që nuk është e implementueshme, vetëm do kohë dhe do mund. Së pari do vullnet nga qytetarët, të përmbahemi rregullave që parashtrohen nga komuna dhe normal edhe Komuna duhet të bëjë më shumë për të siguruar transport në mënyrë që edhe ata të respektojnë planin e veprimit. Ju e shihni se këto shtigjet e biçikletave kanë filluar të shfrytëzohen. Do kohë por megjithatë, me ndihmen e qytetarëve, implementimi është më i shpejtë dhe më i saktë”, tha Seniha Bajraktari, Zyrtare e Lartë për Mjedis në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.