• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kajtazi: Gara për Mitrovicën do të jetë tepër e ngushtë – I gjithë aparati shtetëror është sulur për t’ia marrë këtë komunë PDK-së

11/08/2025 19:32
nga:Sh R

Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se gara për komunën e Mitrovicës pritet të jetë jashtëzakonisht e ngushtë dhe e ashpër, raporton GazetaBlic.

Kajtazi ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ku tha se i gjithë aparati shtetëror është sulë për t’ia marrë këtë komunë PDK-së.

“Gara do të jetë teper e ashpër dhe teper e ngushtë, unë shpresoj se fiton kandidati i PDK-së, për shumë aryse, e njëra prej arsyeve është se gjithë aparati shtetëror është sulë për t’ia marrë një komunë. Një djalë i ri që ka qenë nën kryetarë i komunës në kohën e Bedri Hamzës, po lufton me gjithë këtë makineri të Albin Kurtit. Nuk mund ta them rezultatin sepse mendoj se ka me qenë shumë e ngushtë. Kurti jeton prej konfliktit”, vlerësoi ai.

Kajtazi thotë se kjo gjuhë e ashpër dhe e konfliktit është rikthyer nga Albin Kurti.

Në fund, ai theksoi se populli i Kosovës është më i mençur se klasa politike dhe se nuk do të bien nw grackwn e tyre.

“Kjo gjuhë e ashpër, kjo gjuhë e konfliktit është rikthyer nga Albin Kurti, vazhdon me i nda njerëzit ne të mirë dhe ata të kqij, kushdo që është me neve janë të mirë, kushdo që është me ata janë të këqi. Unë besoj që populli i Kosovës janë më të menqur se klasa politike dhe nuk bien ne atë grackë të politikës”, përfundoi ai.