• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kadriaj për paratë e falsifikuara: Këto janë vendet ku qarkollojnë më së shumti!

04/01/2022 22:24
nga:Astrit Gashi

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte në televizionin Kanal10 ka transmetuar dokumentarin “Falsifikimi që rrezikon Kosovën”.

Në këtë dokumentar trajtohet qarkullimi i shtuar i parave të falsifikuara i cili rrezikon destabilizimin ekonomik të vendit.

Për dallim nga e kaluara kur paratë e falsifikuara janë tregutar në platforma ilegale si “Dark Web” aktualisht një fenomen i tillë negativ është prezent në rrjetin social “TikTok” i cili ka një shtrirje të madhe në Kosovë, raporton GazetaBlic.com

E për këtë situatë ekspert financiar Mustaf Kadriaj, pretendon se pasojat janë të mëdha për ekonominë e vendit.

“Kosova është në pozitë të palakmushme për shkak se ne nuk e emitojmë dhe jemi hendikep në këtë drejtim sepse na servohet të blejmë mjete monetare dhe prodhimi i parasë falso nuk bëhe brenda territorit të Kosovës por shpërndahet nga dilert, por si rezultat kush pëson, pëson ekonomia e Kosovës dhe vetë qytetari”, tha Mustafa në Expose.

Sipas tij qëndrat tregtare dhe gastronomia janë vatrat më të mëdhaja ku qarkullon paraja e falsifikuara.

“Ndoshta në pjesën e ndërtimtarisë është shpërlarja e parave ndërsa tek paret falso shpërndahen tek qëndrat tregtare ku qarkullimi është shumë i madh ndërsa monedhat metalike shpërndahen në trafikun urban ku nuk kanë shumë hapësirë që t’i kontrollojnë kështu që edhe ajo është një qarkullim i madh sidomos në pjesën urbane”, u shpreh ai.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: